Thursday, 19/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kungulli dhe dobitë e tij

Kungulli dhe dobitë e tij

Kungulli është një nga burimet e alfakarotenit, një karotenoid që konvertohet në retinol, një formë e vitaminës A.

Alfakaroteni është dëshmuar si aleat kundër plakjes, lëndë ushqyese për shëndetin e lëkurës të mirë, sepse nxit procesin e ripërtëritjes dhe rrit prodhimin e kolagjenit të lëkurës.

Një tjetër karotenoid në kungull, betakaroteni, gjithashtu nxit shëndetin e lëkurës. Vitaminat C dhe E ndodhen po ashtu në kungull.

Vitamina C është e njohur për forcimin e sistemit imunitar, por edhe promovon shëndetin kardiovaskular.

Kungujt janë gjithashtu burim i mirë i fibrave natyrore.

Vetëm një gjysmë filxhan kungull ju jep 5 gramë fibra. Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes të mirë dhe shëndetin gastrointestinal.

Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale.

Kalium, magnez dhe vitaminë B5 janë gjetur të gjitha në tulin e kungullit.

Farat e kungullit janë mjaft organike dhe ushqyese për trupin. Ato janë një burim natyror i vitaminës E, hekur, magnez, kalium, zink dhe acide yndyrore esenciale.

Është i lehtë dhe i shijshëm edhe përdorimi i pjekur i kungullit. Përveçse të freskët që e gjeni sidomos në vjeshtë dhe i konservuar ka po aq cilësi sa i freskët.

Categories

Archives