Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kungulleshkat mbrojnë nga infeksionet

Kungulleshkat mbrojnë nga infeksionet

Kungulleshkat janë një nga ushqimet që përdoren shpesh edhe në këtë stinë.

Në mënyrë të shkëlqyer shkojnë me shumë shije të erëzave, si borzilok dhe rozmarinë, e me to mund të bëni gjellë, t’i shtoni sallatës e madje t’i përdorni edhe në vend të brumit në specialitetet vegjetarianë.

Kungulleshkat përmbajnë më shumë se 1/3 e sasisë së rekomanduar të vitaminës C.

Ky antioksidues mbron nga ato lloj dëmtimesh oksiduese që shkaktojnë sëmundjet e syve, si katarakti, transmeton “Zëri”.

LEXO EDHE: Mbrojnë zemrën dhe parandalojnë artritin

Nga ana tjetër kjo perime është e pasur me betakaroten dhe studime të shumta kanë treguar se ushqimi i pasur me betakaroten ul rrezikun nga sëmundjet kancerogjene dhe sëmundjet e arterieve koronare.

Vitamina C që gjendet tek kungulleshkat mbron trupin nga infeksionet, viruset, ndërkohë qe kaliumi ruan balancën e lëngjeve trupore, bën shtypjen normale të gjakut dhe mundëson funksionimin normal të zemrës.

Kungulleshkat gjenden në çdo stinë.

Categories

Archives