Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Ky është prindi i keq!
Arrat – ushqim i trurit !
– Mos u pikëllo!
Kur inatosen femrat ato ngjasojnë me foshnjat
Në kohën tonë gjithmonë kishte dashuri sepse kishte rrespekt
- ticket title
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
- Pasi te hani bamje ja cfare i ndodh trupit tuaj! Ja çfarë ndodh pasi hani bamje.
KULETA E HUMBUR Mustafa është një tregtar i madh dhe i pasur, i njohur për sinqeritetin e tij në mesin e njerëzve. Prandaj, shumë njerëz i besojnë dhe bashkëpunojnë me të të sigurtë në cilësinë e mallit që ai shet. Ishte shumë i pëlqyer, dhe numri i blerësve shtohej gjithnjë e më shumë. Kështu që […]
KULETA E HUMBUR Mustafa është një tregtar i madh dhe i pasur, i njohur për sinqeritetin e tij në mesin e njerëzve. Prandaj, shumë njerëz i besojnë dhe bashkëpunojnë me të të sigurtë në cilësinë e mallit që ai shet. Ishte shumë i pëlqyer, dhe numri i blerësve shtohej gjithnjë e më shumë. Kështu që […]
KULETA E HUMBUR

KULETA E HUMBUR
Mustafa është një tregtar i madh dhe i pasur, i njohur për sinqeritetin e tij në mesin e njerëzve. Prandaj, shumë njerëz i besojnë dhe bashkëpunojnë me të të sigurtë në cilësinë e mallit që ai shet. Ishte shumë i pëlqyer, dhe numri i blerësve shtohej gjithnjë e më shumë. Kështu që pasuria e tij shtohej. Kishte blerë një anije të madhe tregtare që të mund të blinte mall më cilësor dhe më të çmueshëm nga vende të ndryshme, nga lindja, nga Kina dhe nga vende të pasura me mëndafsh dhe parfume.
Erdhi koha e haxhit dhe muezini e lajmëroi, që njerëzit të përgatiten me kohë për këtë detyrim. Këtë thirrje e dëgjoi edhe Mustafa, ndaj deshi të nisej për rrugë. Tha me vete: “Këtë e kam detyrim para Allahut xh.sh. për arsye se jam i pasur dhe duhet t’i përgjigjem Allahut xh.sh.!”
Allahu xh.sh. ka thënë: “Dhe për hir të Allahut, vizita e Qabes (haxhi), është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo.” (Ali ‘Imran, 97)
SHKUARJA NË HAXH
Mustafai u përgatit për rrugë dhe u nis me ndihmën e Allahut xh.sh. për haxh, së bashku me një karavan.
Karavani u nis në drejtim të Mekës së Nderuar. Gjatë rrugës ata u ndalën disa herë në mënyrë që besimtarët të pushonin dhe të kryenin disa nevoja të tyre. Bujtinat i bënë në disa vende, derisa arritën në qytetin e dritës në Medine (El-Medinetul-Munevvere
Mustafa mendonte si mundi t’i ndodhte kjo, mirëpo nuk u zhgënjye dhe nuk u hamend në qëllimin e tij për të kryer obligimin e vet. U pajtua me këtë, duke thënë se ishte shkruar prej Allahut xh.sh. Ai megjithatë ishte i pasur, kishte pasuri që vlen me mijëra dinarë, ndaj mund të huazonte nga shokët e tij që udhëtonin me të. Kur ta kryejë haxhin dhe të kthehet në shtëpi, do t’ua kthejë te paratë e huazuara. Kërkoi që t’i huazonin ca të holla, dhe të gjithë ishin të gatshëm të jenë në shërbim të tij, për arsye se e çmonin, kështu që ia tubuan aq sa kërkoi. E kreu obligimin e vet të haxhit dhe u dhuroi të varfërve diçka prej parave, mu ashtu siç e kishte menduar në fillim të rrugës dhe u kthye në qytetin e tij. Ishte i gëzuar dhe i lumtur që Allahu xh.sh. ia kishte mundësuar një rast të këtillë. Shumë shpejt ua ktheu borxhin njerëzve, nga të cilët i kishte huazuar paratë, duke i falënderuar përzemërsisht.
FATKEQËSITË I VININ NJËRA PAS TJETRËS
Kalonin ditët dhe Mustafai edhe më tej ishte tregtar i madh, i cili gëzonte respekt. Jetonte në begati, ngase Allahu xh.sh. i kishte dhënë pasuri të shumtë dhe fëmijëve të tij u kishte dhënë lumturi dhe shëndet. Gjithnjë e madhëronte dhe e falënderonte Allahun xh.sh. për begatitë që i kishte dhënë. Asnjëherë nuk harronte t’i mësonte fëmijët e vet që të jenë të mirë dhe besimtarë shembullorë, që të jenë shembull me sjelljet e tyre dhe ta falenderojnë Allahun xh.sh., si dhe të kërkojnë falje nga Ai kur janë në vetmi ose në vend publik.
Mustafa kishte dy djem dhe një vajzë ende në gji. Ai i ushqente dhe kujdesej për ta. I kishte mësuar të silleshin mirë dhe t’i respektonin prindërit e tyre.
Një ditë, kur Mustafa u ul në tavolinë dhe drekonte me gruan dhe fëmijët e tij, dikush trokiti në dyert e shtëpisë së tij. Njëri prej djemve të Mustafasë shkoi ta hapte derën. Ishte shërbëtori i tij Hasani, i cili e kërkonte zotëriun e tij për një gjë shumë të rëndësishme. Mustafa u ngrit nga tavolina dhe e pyeti: “Ç’është ajo gjë kaq me rëndësi për të cilën po ma prish rehatinë?” Shërbëtori heshti për një kohë si memec, ishte zverdhur dhe i shqetësuar dridhej nga frika. Mustafa e pyeti edhe një herë: “Fol diçka, pse je kaq i frikësuar? Më mban në hamendje!” Hasani u përgjegj: “Zotëri, anija juaj është fundosur gjatë kthimit të saj nga India me tërë mallin që kishte brenda!”
Mustafa e uli pak kokën për shkak të këtij lajmi të dhimbshëm dhe tha: “Nuk ka dalje e as ndihmë pa ndihmën e Allahut të Madhëruar. Kthehu në dyqan. Ky është vullnet i Allahut xh.sh. dhe asgjë nuk mund ta ndërrojë fatin që më ka caktuar Allahu xh.sh.”
Mustafa hyri në shtëpi dhe u ul në tavolinë që ta përfundonte drekën me gruan dhe fëmijët e tij. Nuk u mërzit e as nuk vajtoi, po ia la fatin e vet vullnetit të Allahut xh.sh., edhe pse ajo anije përbënte tri të katërtat e pasurisë së tij. Iu kthye punës së tij me plotë dëshirë, i vendosur që ta kthente sa më shpejt pasurinë e vet të humbur.
Pas disa ditësh e goditi lajmi i kobshëm për vdekjen e djemve të tij. Një mur i vjetër qe rrëzuar mbi ta, ndaj ata kishin mbetur nën gërmadhat e tij, edhe pse njerëzit qenë munduar për t’i nxjerrë të gjallë që aty.
Mustafa qau dhe u mërzit për ta, por shumë shpejt e mblodhi veten, sepse e dinte që fatkeqësitë duhet t’i përballonte me durim, ndaj e luti Allahun xh.sh. që t’i falë e t’i përfshijë ata nën mëshirën e Tij.
Dhembjen dhe mërzinë e tij e zbuste mendimi se djemtë e tij kishin qenë të mirë dhe të dëgjueshëm ndaj prindërve të vet. Plotësisht ia kishte lënë fatin e vet Allahut xh.sh., se Ai mbron kë të dojë.
Mustafai mbeti me gruan dhe vajzën e vet të vogël. Mirëpo, puna e tij nuk shkonte më shumë lehtë si më parë, fitimi i tij bëhej gjithnjë e më i vogël. U detyrua që ta shiste shtëpinë e tij të madhe dhe të blente një më të vogël, më modeste. Dyqani nuk ishte më plot me mall të çmueshëm, ndaj numri i blerësve zvogëlohej çdo ditë. Shërbëtorët e lëshonin në kërkim të tregtarëve më të pasur. Mustafasë gjithnjë e më shumë i binte autoriteti dhe në fund u detyrua ta lëshojë qytetin e vet, se i vinte turp t’i shikonte njerëzit me sy. Ishte bërë shembulli konkret i një të pasuri që shumë shpejt ishte bërë i varfër. Pas rrobave të shtrenjta dhe të bukura tani mbante rroba të arrnuara. Dikur kishte shërbëtorë rreth vetes dhe shpeshherë i ndihmonte të varfrit, kurse tani mezi jetonte.
Vendosi ta lëshonte qytetin e tij e ndoshta Allahu ia ndërron gjendjen e tij financiare me të mirë. Ndoshta ndërrimi sjell fat. Bisedoi për këtë me gruan e tij, e ajo u pajtua me këtë, bile edhe e trimëroi. Edhe ajo nuk mund t’i duronte shikimet qëllimkëqija dhe përgojimin e grave të këqija, se pas pasurisë së madhe kishte mbetur pa asgjë dhe se familjen e tyre e kishte lënë fati. Ajo duronte dhe mundohej ta ndihmonte bashkëshortin e saj në fatkeqësinë e tij, mirëpo gjendja tani ishte bërë e padurueshme dhe kishin vendosur që së bashku ta lëshonin vendbanimin e tyre të deritanishëm dhe të kërkonin fitim më të mirë dhe jetë më të lumtur.
SHKUARJA
Gruaja e durueshme e Mustafasë përgatiti pak ushqim për rrugë. Ai e shikonte me mallëngjim qytetin e tij nga një dritare e vogël, duke kujtuar ditët e tij të lumtura. Sikur në ëndërr e dëgjoi zërin e gruas, që thoshte se çdo gjë ishte gati për rrugë. E mori vajzën e vogël në duar dhe e përqa-foi me butësi dhe në sytë e tij u paraqitën lotët, të cilët u mundua t’i fshihte nga gruaja e tij. Gruaja e tij e mori edhe atë pak ushqim që kishin për rrugë. Ishte bashkëshorte e mirë, e durueshme dhe e dëgjueshme. Dikur ishte e pasur, por me të gjithë kishte sjellje njerëzore. Kur u varfëruan, fatin që ua kishte caktuar Allahu xh.sh. e pranoi në mënyrë shumë të qetë. Edhe në këto çaste të rënda për burrin e saj ishte pranë tij dhe së bashku me të i bënte ballë kësaj fatkeqësie. E tani shkonte me të drejt të panjohures, edhe pse ishte në muajin e nëntë të shtatzënësisë e mund të lindte në çdo moment.
Gjatë rrugës Mustafa dhe gruaja e tij pushuan në një fshat dhe blenë ca gjëra të nevojshme. Pas udhëtimit të gjatë dhe të rëndë mbërritën në një qytet të madh, në të cilin synonin të shkonin. Menjëherë pas hyrjes në qytet, gruaja e tij filloi të ankohet për dhembjet e lindjes. Si duket kish-te ardhur momenti i lindjes. Mustafa gjeti një shtëpi të vjetër e të pabanuar në periferi të qytetit, pa dyer dhe pa çati. Këtu u vendosën.
Ai pastaj nxitoi deri në qytet, ndërsa nata kishte filluar të lëshohej. Erdhi në qytet, mirëpo nuk arriti të blejë asgjë, ngase të gjitha dyqanet ishin mbyllur. Shëtiste rrugëve të qytetit e zemra e luste Allahun xh.sh. se ndoshta do të gjente ndonjë dyqan të hapur. Më në fund e gjeti një të hapur dhe u gëzua tej mase.
FUNDI I FATKEQËSIVE
Mustafa aty bleu qumësht dhe vaj. Shitësi e pyeti: “Ku e ke qypin?” Mustafai iu përgjigj: “Unë jam i huaj dhe nuk kam qyp. Atëherë paguaje garancinë për qypin! Mustafa i zhgënjyer pyeti se sa kërkon “Pesë dërhem!” – iu përgjegj shitësi. Mustafai heshti. E shitësi i tha: “Ç’është me ty, o njeri?” Mustafaja i tha: “Nuk kam, kam vetëm një dërhem! Ma jepni atë (qypin ), e unë ju premtoj se do t’jua kthej atë!”
Shitësi i mirë e kuptonte se ç’është varfëria dhe nevoja e Mustafasë dhe nga mëshira ia mbushi qypin me qumësht dhe i hodhi në të pak vaj. Ia dha Mustafasë duke i thënë: “Mos harro që në mëngjes të ma kthesh!” Mustafai e falënderoi dhe i premtoi se do ta kthente pa e vonuar. E mori në duar qypin dhe ashtu i gëzuar u nis duke i harruar për një moment problemet e veta. I dukej sikur po dërgonte gruas së vet një dhuratë të çmueshme. Atë po e priste një ushqim i shijshëm pas lindjes së dhimbshme.
Atëherë i ra ndërmend se ajo ishte e vetme në një shtëpi të pabanuar dhe të shkatërruar dhe e kaploi frika se mos ndoshta gjatë lindjes i ka ndodhur diçka, ndoshta ka pasur nevojë për ndihmë. I shpejtoi hapat e tij duke kaluar nëpër rrugicat e errëta të qytetit. Nuk kishte më as kalimtarë askund. Njerëzit kishin shkuar nëpër shtëpitë e tyre që të pushonin pas ditës së mundimshme.
Mustafa ecte me hapa të shpejtë dhe papritmas rrëzohet, e qypi së bashku me qumështin i del nga duart dhe copëtohet i tëri. Mustafanë e kaploi një zhgënjim i papërshkruar. Para syve të tij renditeshin fotografitë nga jeta e tij, pasuri dhe bollëk, kurse tani mjerim, varfëri dhe mërzi. Pa marrë parasysh sa ishte i durueshëm, këtë nuk mund ta duronte. Ia hapi Allahut xh.sh. zemrën e tij të thyer dhe e zbrazi tërë mërzinë e vet me një vajtim të dhembshëm. Qante me zë aq shumë, saqë që nga fëmijëria nuk kishte qarë ashtu. Vaji i tij theu qetësinë e natës dhe një njeri hapi dritaren për të parë se kush është duke qarë dhe pyeti: “Ç’ke o njeri? Pse qan?” Mustafai e ktheu kokën nga dritarja dhe u përgjigj: “Më ra qypi me qumësht dhe u thye!” Njeriu nga dritarja tha: “O Zot, një njeri i rritur, si ju, të qajë sepse i ka rënë qypi me qumësht? A jeni shërbëtor i ndonjë zotëriu koprrac? Ç’është me njerëzit këto ditë? I pengojnë njerëzit duke ua prishur gjumin për disa dërhemë!” Pastaj e përplasi dritaren, kurse Mustafa tha: “Allahu të faltë!” Menjëherë e ktheu shikimin nga copat e lagura të qypit nga qumështi i derdhur dhe kujtoi gruan e vet, e cila do të lindte e nuk do të kishte çfarë të hante.
Jeta ishte e zezë në sytë e tij, e sidomos kur mendonte se gruas së tij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe. Ndoshta është e vdekur e ndoshta edhe vajza e tij e vogël ka vdekur me të.
Menjëherë ia plasi vajit me zë të madh, se nuk kishte fare para, nga do të siguronte ushqimin!? Ai njeriu i mëparshëm doli dhe e qortoi: “Qetësohu, o njeri! Përse po na pengon? Na lë të flemë dhe shko! Njerëzve u ndodhin shumë gjëra të këqija e nuk kërkojnë ndihmë e as nuk qajnë!” Mustafa tha: “Allahu të faltë! Unë para dhjetë vjetëve kam humbur kuletën së bashku me tre mijë dinarë dhe asnjë lot nuk e kam lëshuar e as nuk kam vajtuar, sepse isha i pasur. Tani, po e sheh, po qaj për disa dërhem, se nuk kam më shumë!” Njeriu i tha: “Çka ke humbur?” Mustafai tha: “Kuletën me tre mijë dinarë!” Njeriu: “Pashë Zotin, përshkruama!” Mustafai: “A, edhe po më përqesh?! Më lër rehat, çfarë fitoj nëse ta përshkruaj?” Njeriu: “Pashë Zotin, përshkruama, seriozisht e kam dhe nuk po mahitem!” Mustafai heshti dhe tha me vete: “Nuk ka rrugëdalje, as ndihmë, as fuqi pa vullnetin e Allahut të Lartësuar, e tani jam në këtë situatë të padalshme, dhe ky njeri tani kërkon që t’ia përshkruaj kuletën të cilën e kam humbur para dhjetë vjetësh. E ky tani dëshiron që të argëtohet!”
Atëherë ky e kapi për dore dhe i tha përsëri: “Përshkruama kuletën e humbur!” Mustafa iu përgjigj: “Do të të tregoj nëse më lëshon. Kuleta është e zezë, e qepur me penj të kuq, ka tre xhepa; në secilin nga një mijë dinarë. Tani, a je i kënaqur? Më lësho, Allahu të mëshiroftë!”
Njeriu e pyeti: “Kujt ia dërgoje ushqimin?” Mustafai tha: “Gruas sime, të cilën e kam lënë në një shtëpi të braktisur e ajo është gati të lindë, e ndoshta tashmë ka lindur e nuk ka kush ta ndihmojë!” Njeriu: “Ti dhe gruaja juaj jeni mysafirë të mi! Eja të shkojmë dhe ta marrim atë!”
Mustafai ishte i gëzuar për shkak të mirësisë së papritur të këtij njeriu. U ngutën së bashku që ta merrnin gruan dhe vajzën e tij. I gjetën dhe i sollën dhe gruaja nuk kishte lindur ende. Ua dha një dhomë dhe kërkoi nga gruaja e tij që të kujdeset për gruan e Mustafasë.
Nga mesi i natës, gruaja e Mustafasë lindi djalë. Mustafai u gëzua dhe falënderoi Allahun xh.sh.
GËZIMI
Në mëngjes nikoqiri i tyre ua solli mëngjesin dhe duke ngrënë ia filluan bisedës. Nikoqiri e pyeti Mustafanë: “Me çfarë pune merresh?” Mustafa i tha: “Kam qenë tregtar dhe e di këtë punë, mirëpo tani jam i varfër siç më sheh dhe nuk kam me çka të tregtoj. Këtu kam ardhur të kërkoj punë, ndoshta te ndonjë tregtar tjetër.”
Nikoqiri i tha: “Si thua të marrësh pjesë me mua në një punë të vogël tregtare? Do të jap njëqind dinarë sa për fillim, që të mund të fillosh punën, e pastaj fitimin do ta ndajmë.” Pas disa ditësh, Mustafai u kthye te nikoqiri i vet dhe i tha: “Bëra tregti dhe fitova pesëdhjetë dinarë, gjysma është juaja!” Njeriu i tha: “Bashkoja këtë fitim parave të tua dhe tregto me to që të fitosh më shumë!”
Iu kthye Mustafai tregut me plot vullnet për punë. Frika nga vafëria ishte larguar, ndaj nuk e shikonte jetën ashtu zi si më parë. Allahu jep dhe Allahu ndalon. Allahu e shpëtoi nga varfëria kur e kishte më së vështiri, prandaj punonte pandërprerë e gjuhën dhe zemrën e vet vazhdimisht e përdorte që ta madhërojë dhe falënderojë Alla-hun xh.sh.
Dinte ta tregonte falënderimin e thellë ndaj nikoqirit të tij për ndihmën e dhënë. U kthye kur kaluan disa javë dhe i dha gjysmën e fitimit.
Njeriu i tha Mustafasë: “Shiko shoku im, tani do të të them diçka pasi e arrite qetësinë dhe rehatinë e zemrës sate.”
Mustafai pyeti: “Çfarë do të më thuash, o vëlla?” Njeriu i tha: “A të kujtohet që e ke humbur kuletën e të hollave?” Ky iu përgjigj: “Po, më kujtohet, kurrë nuk do ta harroj këtë!” Njeriu
tha: “Të pata pyetur se a mund të ma përshkruash kuletën e ti e bërë këtë.” Mustafa tha: “Po, këtë e pata bërë atë natë kur isha duke qarë!” Njeriu shkoi tek një arkë e zbukuruar dhe nxori një kuletë: “A është kjo kuleta juaj?” Mustafa mori frymë me vështirësi dhe gati sa nuk i doli shpirti kur e pa kuletën e tij. Nga gëzimi dhe tronditja humbi vetëdijen. Kur erdhi në vete, i tha njeriut: “Pashë Allahun, ku e gjetët?” Njeriu iu përgjigj: “E kam gjetur para dhjetë vjetësh në rrugë për në haxh. I thashë një njeriu që të bërtiste me zë, kush e ka humbur kuletën, mirëpo askush nuk u paraqit, prandaj e mora që ta ruaj duke iu lutur Allahut xh.sh. që të më ndihmojë në gjetjen e pronarit të kësaj kulete. Unë nuk ha haram. E falënderoj Allahun, i Cili të ka dërguar në këtë qytet dhe ma ka mundësuar të ta kthej kuletën kur ke pasur më së tepërmi nevojë për të holla! Këto para janë fituar hallall. Merre kuletën tënde dhe paratë që i fitove më parë, ngase t’i kam dhënë njëqind dinarë nga kuleta jote!”
Mustafa e falënderoi atë njeri për çdo gjë që kishte bërë, si dhe e luti Allahun xh.sh. që t’a ndihmonte edhe më shumë për shkak të fisnikërisë dhe sinqeritetit të tij.
Jeta përsëri u ringjall te Mustafa dhe familja e tij: “Bota e muslimanëve ende është plot me mirësi dhe sinqeritet, kur ka ende të tillë si ju. Allahu i sprovon krijesat e Tij. Më duket sikur
Allahu jua kishte dhënë në amanet këto para, që të mund të m’i ktheni atëherë kur të kem më së tepërmi nevojë për to.” Atëherë lexoi nga Kur’ani i Nderuar:
“Dhe ata të cilët kujdesen për amanetet e besuara atyre dhe për obligimet e veta. Dhe ata të cilët lutjet e tyre i kryejnë me kohë ata janë pasardhës të denjë, të cilët do ta trashëgojnë xhenetin; ata do të jetojnë përgjithmonë në të.” InshaAllah.
MËSIME NGA KULETA E HUMBUR
1. Tregtari musliman është i detyruar ta falënderojë Allahu xh.sh. dhe të kapet fuqishëm në fenë e Allahut – Islamin, e pasuria assesi nuk mund të jetë zëvendësim për Islamin. Mustafa, ndonëse tregtar, nuk ishte mendjemadh.
2. Kur muslimanin e godet ndonjë fatkeqësi (rast vdekjeje) duhet të thotë: “Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun.” (Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi). Mustafai kështu veproi kur iu fundos anija dhe kur iu mbyten të dy djemtë.
3. Pasuria dhe shëndeti mund t’i shkojnë muslimanit për një ditë, siç i ndodhi Mustafasë, kur ai u bë i varfër, pasi ishte i pasur.
4. Allahu xh.sh. ndonjëherë i sprovon muslimanët me fatkeqësi, që të shohë se a do të jenë ata të durueshëm apo jo. Mustafa ishte i durueshëm, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut xh.sh.
5. Gruaja – muslimania duhet të jetë e durueshme dhe duhet t’i ndihmojë burrit të saj që t’i kalojë më lehtë problemet jetësore, të mos e lërë atë të vetmuar, por ta këshillojë dhe ta nxisë që të jetë më i durueshëm, siç veproi gruaja e Mustafasë kur i vdiqën fëmijët.
6. Shitësi duhet t’u falë borxhet aq sa mundet të varfërve dhe skamnorëve, kur të blejnë diçka nga ai, siç veproi shitësi i qumështit me Mustafanë.
7. Muslimani duhet t’i lutet Allahut xh.sh. sa më shumë, e sidomos nëse e godet ndonjë e keqe.
8. Muslimani duhet ta përcjellë gjendjen e vëllezërve të vet muslimanë dhe t’u ndihmojë atyre tamam si njeriu që dëgjoi natën zërin e vajit të Mustafasë, dhe e pastaj e gostiti atë në shtëpinë e tij.
9. Muslimani është i besueshëm dhe nuk e harxhon mallin e huaj, edhe nëse e ka në duart e veta atë mall. Kështu veproi njeriu i besueshëm që gjeti kuletën e Mustafasë.
10. Muslimani nuk e humb shpresën në mëshirën e Allahut xh.sh. e ndonjëherë fatkeqësia zgjat shumë e pastaj ndërpritet, si Mustafai i varfër, i tëri në sprova dhe në fund u bë përsëri i pasur me begatitë e Allahut xh.sh.
-
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
-
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
-
March 10, 2014 / By M.I Cdo te thote te shikosh te vdekurin ne enderr.Komentimi i endrrave Ibn Sirin.
-
September 9, 2014 / By M.I Ja cila është pesha ideale sipas gjatësisë!
-
June 24, 2014 / By M.I Për shtimin e potencës seksuale
-
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
-
December 5, 2014 / By M.I Arrat në kombinim me mjaltë janë ilaç i fuqishëm natyral
-
September 28, 2014 / By M.I Veprat intime në bashkëshortësin sipas Islamit
-
December 14, 2014 / By M.I Pastroni veshkat me këto pije
-
November 29, 2014 / By M.I Heqin qafe puçrrat në fytyre dhe përhapja e urdhjave për 24 orë
-
February 22, 2019 / By M.I Natyra e mendimeve
-
February 22, 2019 / By M.I Ky është prindi i keq!
-
February 21, 2019 / By M.I Arrat – ushqim i trurit !
-
February 20, 2019 / By M.I – Mos u pikëllo!
-
February 20, 2019 / By M.I Kur inatosen femrat ato ngjasojnë me foshnjat
-
February 20, 2019 / By M.I Në kohën tonë gjithmonë kishte dashuri sepse kishte rrespekt
-
February 20, 2019 / By M.I Vitamina më e mirë për shpirtin e njeriut është vitamina S
-
February 20, 2019 / By M.I Mjekojini të sëmurët tuaj me sadaka (lëmoshë)
-
-
February 19, 2019 / By M.I Kush eshte njeriu ne foto qe dha 220.000€? (foto)
-
June 4, 2014 / By M.I Si të largojmë erën rëndë të këmbëve
-
April 14, 2014 / By M.I Xhenxhefili a përmendet në Kuranin Famëlartë?
-
March 5, 2014 / By M.I Gruaja boshnjake tregon recetën që e ndihmoi të shërohet nga kanceri
-
May 27, 2014 / By M.I Nëse teshtinë më tepër se tri herë
-
May 28, 2014 / By M.I Ilaçi i mësyshit dhe sihrit
-
June 6, 2014 / By M.I A e keni ditur !?
-
March 6, 2014 / By M.I 5 Ushqimet e ndaluara nga Kurani
-
March 30, 2014 / By M.I Per lëkuren e thatë
-
-