Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën



Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën

Shikoni në këtë udhëzim profetik të shkëlqyer:

“Transmetohet nga Shurejh, i cili e ka pyetur Aishen: “Me çfarë fillonte i Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, kur hynte në shtëpinë e tij? Ajo iu përgjigj: “Me misvak” (Shënon Muslimi).
Por çfarë mund të thuhet për natën? A e harronte i Dërguari i mëshirës këtë zakon të mirë? Është transmetuar nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur zgjohej natën, e pastronte gojën me misvak. (Shënon Muslimi)
Madje i Dërguari i Allahut, pastrimin e dhëmbëve e ka ndërlidhur edhe me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, që misvakun ta shndërrojmë në zakon dhe adhurim për të cilin do të shpërblehemi. Kësisoj, ai ka thënë: “Kujdesuni për misvakun ngase ai e pastron gojën dhe e kënaq Allahun.” (Silsile es Sahihah lil Albani)









Categories

Archives