Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kujdesi i Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës


Kujdesi i Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës


Një delegacion i Lëvizjes së Progresit Demokratik, të kryesuar nga lideri i saj z. Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, qëndroi për një vizitë punë në Shqipëri.

meta

Fillimisht, vizita u realizua me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë z. Ilir Meta, i cili për së afërmi u njoftua me problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

z. Musliu, theksoi nevojën dhe presionin më të shtuar të shtetit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar, ndaj Beogradit, i cili sistematikisht po i diskriminon shqiptarët e pambrojtur në Luginë të Preshevës. Ai, gjithashtu, potencoi nevojën e një kujdesi më të madh të faktorit relevant shqiptar, në rrugën e realizimit të kërkesave të shqiptarëve për ta ndryshuar gjendjen e vështirë politike dhe ekonomike, e cila aktualisht po mbretëron në Luginë.

Për shkak diskriminimit të hapur, që ushtron regjimi i Beogradit ndaj popullsisë shumicë shqiptare në Luginë, çdo ditë e më shumë po zbrazen trojen etnike shqiptare të brezit kufitar me Kosovën, gjithashtu në heshtje po vërehet edhe një shpërngulje nga qendrat urbane.

Në këtë drejtim, kryetari i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, z. Ilir Meta, u vu në dijeni për masat represive të Beogradit ndaj shqiptarëve të Luginës, duke u nisur nga pengimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve për shkak forcave të shtuara të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe, moskrijimin e kushteve për kthimin e të të zhvendosurve dhe kompenzimin e dëmeve të luftës, mosrespektimin e ligjit të amnestisë për ish pjesëtarët e UÇPMB-së, të cilat vazhdimisht ndiqen, bastisen e burgosen, mosintergimi i shqiptarëve në organet shtetërore, mosrespektimi i dygjuhësisë dhe simboleve kombëtare (kohëve të fundit edhe iniciativa për ta zvogëluar pamjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar), shlyerja nga evidenca e shqiptarëve për ta zvogëluar numrin shumicë të shqiptarëve në favor të serbëve pakicë e kështu me radhë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Xhandameria serbe shqetëson fëmijët dhe familjarët në fshatin Norçë

Kryetari i Parlamentit z. Ilir Meta, e siguroi kryetarin e LPD-së z. Musliu se Shqipëria e ndryshimeve demokratike, do të përkujdeset edhe më shumë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohet për avancimin dhe afirmimin e statusit politik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Delegacioni i Lëvizjes së Progresit Demokratik, vizitën e vazhdoi edhe me ministren së posazgjedhur të arsimit të Republikës së Shqipërisë znj.Lindita Nikolla.
Zoti Musliu, e njoftoi ministren për problemet e shumta e të theksuara të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, rreth nivelit të lartë të arsimimi shqip, duke filluar nga mungesa e një Universiteti shqip, pastaj mungesa e teksteve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të këtij rajoni. Gjithashtu z. Musliu, paraqiti nevojën e krijimit të kushteve për studentët nga Lugina, që regjistrohen në Universitet e Shqipërisë, qoftë përmes bursave studentore, qoftë përmes strehimit, në mënyrë që të krijohen lehtësira për prindërit shqiptarë të Luginës, të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të mbarojnë studimet në shtetin amë.

znj.Lindita Nikolla, fillimisht u falënderua për vizitën dhe shprehu interesimin e saj në rrugën e zgjidhjes së problemeve të regjistrimit të studentëve nga Lugina, duke shtuar kuotat, që, në këtë drejtim mos të mbetet asnjë maturant shqiptar pa u regjistruar në fakultet, njofton Qendra për Informim e LPD-së. /presheva.com/

image_pdf

Categories

Archives