Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kujdes nga perdorimi i tepert i aspirines !

Kujdes nga perdorimi i tepert i aspirines !

Kujdes nga perdorimi i tepert i aspirines !

Gjatë studimit të kryer në Universitetin Sent Xhorxh në Londër, në të cilin ishin përfshirë më se 100 mijë njerëz, shkencëtarët kanë konstatuar se një aspirinë në ditë zvogëlon rrezikun nga problemet me zemër për 10 për qind.

Megjithatë, nëse përdoret për një periudhë të gjatë e rrit rrezikun për madje 30 për qind nga gjakderdhja e brendshme, e cila mund të jetë e rrezikshme për jetë.

Aspirina parandalon formimin e dromcave në gjak dhe është terapi standarde te pacientët, të cilët rimëkëmben nga sulmi në zemër ose në tru. Por, shumë mjekë ua rekomandojnë edhe personave të shëndetshëm si parandalim në rast të historisë së sëmundjes në familje, transmeton këshilla.

Në çdo 120 persona të cilët kanë përdorur aspirinë rreth 6 vjet është shënuar vetëm një problem kardiovaskular. Megjithatë, gjatë periudhës së njëjtë 73 persona kanë qenë në gjendje të rrezikut të mundshëm të gjakderdhjes së brendshme.
“Dobitë e aspirinës janë shumë më modeste sesa që është menduar më parë.
Për më tepër, terapitë e përditshme mund të rezultojnë me gjakderdhje fatale”, ka thënë Dr. Rao Seshasai.

Një shkrim tjetër i dobishëm  ATË QË DUHET TA DIJË SECILI BASHKËSHORTË

Categories

Archives