Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kuhl-i më i mirë për ju është ithmid-i, sepse ai mpreh shikimin dhe ndihmon në rritjen e qerpikëve

Kuhl-i më i mirë për ju është ithmid-i, sepse ai mpreh shikimin dhe ndihmon në rritjen e qerpikëve

Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) për ruajtjen e shëndetit të syrit Ebu Daudi sjell në Sunen-in e tij hadithin prej Abdurrahman ibn Numan ibn Mabed ibn Heudhete El Ensarit, i cili përcjell prej të atit, e ky prej gjyshit të Abdurrahmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që thotë se Pejgamberi (s.a.u.s.) urdhëroi për të përdorur ithmid-in (antimon) e parfumosur me myshk (misk) para gjumit, duke shtuar: “…Por të ruhet agjëruesi!”1

Në Sunen-in e Ibn Maxhes është transmetimi prej Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), se: “Profeti kishte një takëm për kuhl-in, me të cilin lyente sytë, nga tri herë secilin.”2 Ibn Abasi tregon se sa herë që i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) përdorte kuhl-in, ai lyente tri herë syrin e djathtë, – duke e nisur me të në fillim dhe duke e mbyllur po me të – dhe dy herë syrin e majtë.”

Ebu Daudi sjell hadithin që tregon se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Kush përdor kuhl, ta përdorë atë me një numër tek herësh.” Numri i përdorimit në tërësi duhet të jetë tek, domethënë: tri herë në njërin sy dhe dy herë te tjetri, ose tri herë në secilin sy, siç thotë imam Ahmedi. Kuhl-i ruan shëndetin e syrit, forcon dhe qartëson shikimin, heq substancat e dëmshme, ashtu siç i jep edhe një hijeshi të veçantë atij.

Përdorimi i kuhl-it para gjumit është mjaft i dobishëm, sepse, pas këtij çasti, sytë nuk do të jenë në lëvizje, prandaj dhe kuhl-i bëhet

tepër efikas. Më tepër rezultat në këtë drejtim jep kuhl-i i llojit ithmid.

Ibn Maxhe sjell në Sunen-in e tij rrëfimin e Abdullah ibn Omerit, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Përdorni ithmid-in (antimon), sepse ai pastron syrin dhe zhvillon qerpikët.”1 Po Ibn Maxhe shënon se Ibn Abasi përcjell që Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Kuhl-i më i mirë për ju është ithmid-i, sepse ai mpreh shikimin dhe ndihmon në rritjen e qerpikëve.”2

Një shkrim tjetër i dobishëm  Stafidhja – Rrushi i thatë (zebib)

Categories

Archives