Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ku ta hedhi hajmalinë që e kam?



Ku ta hedhi hajmalinë që e kam?

Pyetje:
Eselamu alejkum!Unë besoj në Zot, falem por e kam bërë një gabim. Kam një hajmali, s’e kam
ditur se është gjynah dhe e kam mbajtur një apo dy javë por prej asaj dite që
e kam kuptuar se është gjynah nuk e mbaj më. Por, kam rënë në hall se nuk di
ku ta hedhi atë se s’dua të bëj asnjë të keqe se i frikohem Allahut.
Allahu ju shpërbleftë me të mira!


Përgjigje:
We alejkum selam!
Vërtet, bartja e hajmalive, sikurse edhe besimi në to, janë prej gjynaheve të mëdha sa rrezikojnë besimin e myslimanit, pra është haram. Përderisa e keni kuptuar një gjë të tillë dhe e keni braktisur hajmalinë që keni pasur, atëherë atë duhet ta djegni në zjarr. Kështu duhet të veprohet me to.

Muhamed Dërmaku