Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ku është Zoti?Pyeti një ateist Ebu Hanifen!

Ku është Zoti?Pyeti një ateist Ebu Hanifen!

Tregohet së disa ateista shkuan tek Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë dhe i thanë: Ku është Zoti yt?

bota

Ebu Hanifja iu tha: Me lejoni të mendoj për një çështje që veç ma ka treguar dikush!

Me kanë treguar dikush që një anije e mbushur me gjëra të ndryshme për tregti, në të nuk ishte askush, as roje nuk kishte e as marinar!

Megjithatë ai shkonte dhe kthehej vetëm, i qante valet e mëdha të detit dhe kështu levizte ku donte pa e drejtuar askush!

Ateistat i thane: Këtë gjë nuk e thotë asnjë njeri që posedon mëndje!

Ebu Hanifja iu tha: Mjerë për ju!

Gjithë këto krijesa, duke pas parasysh ato që gjendën në qiell dhe tokë, dhe gjitha gjerat e tjera, si mos të ken Krijues?!

U sfiduan ateistat dhe kështu u kthyen në rrugën e vërtetë dhe e pranuan Islamin përmes Ebu Hanifës, Allahu e mëshiroftë.

Shkeputur nga libri Mearixhul-Kabul 1/111

Një shkrim tjetër i dobishëm  Respektoji prindërit, sepse ai që respekton prindërit i zgjatet jeta dhe do të ketë fëmijë të sjellshëm

Categories

Archives