Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kryetari Agani: Shteti po shkatërrohet nga degradimi i vlerave morale

Kryetari Agani: Shteti po shkatërrohet nga degradimi i vlerave morale

Një shtet, nuk shkatërrohet nga papunësia dhe varfëria e tij dhe nga zhvillimi i ultë ekonomik, por shkatërrohet nga degradimi i vlerave morale të shoqërisë, i cili si kancer po i rrënon të gjitha strukturat
shtetërore, të cilat me aq mund po i ndërtojmë së bashku me miqtë tanë ndërkombëtarë.

kryetari agani

Kështu tha lideri i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani gjatë një tubimi para elektoratit në Therandë, duke shtuar se uniteti i vlerave fetare, kombëtare  dhe evropiane paraqesin vizionin, synimin dhe objektivin e kësaj partie. Këtë objektiv mund ta realizojnë vetëm njerëzit të cilat i kanë të shkrira këto vlera”, ka pohuar ai.

Agani ka pohuar se Partia e Drejtësisë, u ka ofruar qytetarëve të Therandës, kandidatë me integritet të lartë intelektual dhe moral, e të cilët do të punojnë me ndershmëri dhe përgjegjësi të plotë, në mënyrë që qytetarëve t’ua kthejnë krenarinë që sipas tij, dikur ishte e pranishme te cdo qytetar i Kosovës.

“Tre nëntori është dita kur ne të gjithë së bashku duhet t’u hapim rrugë nejrëzve të cilët këto vlera do t’i sjellin në asamblenë komunale të Therandës. T’i hapin rrugën kandidatit për kryetar të Komunës së Therandës z. Bajram Tërshanës, i cili në mënyrë shumë të thjeshtë ua parashtrojë platformën politike në të gjtiha sferat shoqërore. Me një politikë dhe personalitet të tillë, me asmableistë të vendosur, në drejtoritë komunale do të hapet rrugë për të rinj dhe të reja me mastera e doktorata dhe si të tillë do t’i japin një shtytje të fuqishme Komunës së Therandës”.

Agani ka deklaruar para të pranishmeve në Therandë, se në Kosovë, duke përfshirë edhe këtë komunë, nuk do të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik, pa invesitme të huaja, mirëpo ka shpjeguar se investitorët e huaj nuk d otë mësyjnë Kosovën pa gjetur partner i cili d ota përkrahte në cdo aspekt. Sipas tij, PD-ja ka miq të shumtë të cilet e kanë besimin tek kjo parti dhe se premtoi se nëse PD-ja vjen në pushtet të tillët do të vijnë në Kosovë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Krasniqi: Librat dua t’iu shërbejnë njerëzve që ta kuptojnë mirë Islamin

“Të jeni të bindur se nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi në këtë shoqëri dhe në këtë komunë, pa investime nga jashtë. Buxheti I projektuar edhe për tre vjetët e ardhshme në kornizën afatmesme të shpenzimeve, nuk parasheh kurrfarë rmundësie për zhvillim më të hovshëm ekonomik. Së paku jo në fushat më të rëndësishme të jetës shoqërore. Atëherë mbesin investimet e jashmte të cilat mund të regjenerojnë të hyra të cilat mundësojnë zhvillim ekonomik, aktivizimin e kapaciteteve industriale në Komunën e Therandës. Për çfarë arsye nuk ndodhin, A nuk ka investitorë të interesuar”, ka pohuar ai.

Bajram Tërshani, kandidat për kreytar të Therandës, duke shpalosur programin për këtë qytet, ka premtuar se nëse qytetarët ia dhëjnë besimin, do të angazhohet për mirëqenien e tyre në çdo sferë të jetës, me theks të veçantë për zhvillimin e rinisë.

Ai ka vënë në pah disa nga të metat e pushtetit aktual, duke akuzuar ata se nuk kanë punuar për të mirën e qytetarëve të Therandës.

Categories

Archives