Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kryeministri maskohet si taksist për të mësuar opinionin mbi qeverinë


Kryeministri maskohet si taksist për të mësuar opinionin mbi qeverinë


 

Kryeministri maskohet si taksist për të mësuar opinionin mbi qeverinë

 (u186u)71574

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg e ka kaluar një pasdite duke shërbyer si shoferin i taksit në kryeqytetin Oslo. Qëllimi i këtij veprimi ishte të mësoje opinionin e njerëzve rreth qeverisë së tij.

Stoltenberg tha se permes kësaj ai ka dashur të dëgjojë se çfarë mendojnë votuesit. Ai tha se taksi është një ndër vendet e pakta ku njerëzit flasin lirshëm dhe shkëmbejnë mendimet e tyre rreth jetës, punës dhe qeverisë.

Me sa duket se këto filmime të kryera në muajin qershor ai do t’i përdorë për fushatën e tij elektorale para zgjedhjeve të shtatorit në Norvegji.

Kur u pyet nese mendon që të bëhet shofer nëse i humb zgjedhjet, Stoltenberg u përgjigj se “kam 8 vjet që nuk vozis automjet, prandaj dhe disa herë pata probleme me frenat. Besoj se udhëtarëve norvegjezë do u shërbeja më mirë si kryeministër sesa si shofer”.

Stoltenberg është mjaft popullor në Norvegji, por, sipas anketave të fundit, ai mbetet prapa opozitës

Një shkrim tjetër i dobishëm  Izraeli sulmon Sirinë

Categories

Archives