Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kroaci, ererat e forta godasin vendin

Kroaci, ererat e forta godasin vendin

kroaci

Pothuajse e gjithë Kroacia është përfshirë nga një erë e fortë, që në disa rajone adriatike fryn me mbi 200 kilometra në orë, të shoqëruar në zonat malore nga dëbora dhe që po krijon probleme në trafik dhe dëme ndaj banesave dhe veturave, për të mos harruar disa të plagosur.

Cikloni i quajtur “Teodor”, që vjen nga veriu i Evropës, po godet rajonin e Ballkanit duke përfshirë fillimisht Kroacinë, ku në qytetet Istria dhe Zagreb shërbimet meteorologjike kanë shpallur gjendjen e alarmit nga rreziku i stuhive.

Për pasojë është ndaluar trafiku në një prej arterjeve kryesore të vendit, autostrada Zagreb-Rijeka, ashtu si dhe të gjitha urat në zonat adriatike. Gjithashtu janë ndërprerë lidhjet detare me ishujt dalmatë.

Në urën që lidh ishullin Krk me terrenin e palëvizshëm, në veri të Adriatikut, janë matur erëra që arrijnë shpejtësinë e 221 kilometrave në orë, maksimumi historik i regjistruar ndonjëherë në këtë rajon kroat.

Shumë persona kanë mbetur të plagosur sepse janë goditur nga degët, pemët dhe objekte të tjera të spostuara nga era. Në Zagreb era ka dëmtuar edhe dhjetëra automjete e banesa dhe shumë rrugë janë bllokuar.

Një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës industriale, një ndërtesë me një mulli me avull, e ndërtuar në vitet e para të 1900-s, por e braktisur prej disa dekadash, është rrëzuar nga presioni i fortë i erës.

Categories

Archives