Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Krishti nuk është kryqëzuar”, thuhet në një Bibël të vjetër 1500 vjet

“Krishti nuk është kryqëzuar”, thuhet në një Bibël të vjetër 1500 vjet

bibla

Bibla që mendohet të jetë e vjetër nga 1500 deri në 2000 vjet, e gjetur në Muzeun Etnografik në Ankara, thotë se “Jezu Krishti nuk është kryqëzuar dhe se nuk ka qenë i Biri i Zotit”.

Në këtë libër që përmban Ungjillin e Bernabës, thuhet se Juda Eskariot është vënë në kryq, kurse Jezu Krishti ishte Profet dhe se është dërguar i gjallë në Parajsë.

Sipas një raporti në ‘National Turk’, kjo Bibël është gjetur tek një grup trafikantësh, gjatë një bastisjeje në zonën e Mediteranit.

Bazuar në raportet, ekspertët dhe njohësit e religjionit në Teheran, thonë se ky libër është origjinal.

E shkruar në shkronja ari mbi lëkurë, në këtë Bibël, përmendet edhe ardhja e Profetit Muhamed, gjë që ndodhë 700 vjet më vonë.

Bibla është e shkruar edhe në Ungjij të tjerë, si në atë të Lukës, Mateut, Markut dhe Gjonit, por duket se ky version po e shqetëson më së shumti Vatikanin.

Ç’farë do të ndodhë me të krishterët, që besojnë në faktet e dhëna më parë për ‘Birin e Shenjtë’?

Autoritetet nga Vatikani, kanë kontaktuar me ato turke, që të marrin këtë Bibël për të ekzaminuar në Kishë, por që ende nuk është marrë ndonjë përgjigje

Një shkrim tjetër i dobishëm  Presidenti Obama dënon sulmet seksuale nga pjestarë të ushtrisë

Categories

Archives