Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kripa shkaktare kryesor per hipertension

Kripa shkaktare kryesor per hipertension

kripa

Rritja e interesit rreth lidhjes midis konsumit te tepruar te kripes dhe tensionit arterial esencial (primar) i dha lindje koncepteve: sensibilitet ndaj kripes (natrio-sensibilitet), rezistence ndaj kripes (natrio-rezistence) dhe hipertension natrio-dependent.

Studimet eksperimentale ne kafshe dhe kerkimet shkencore, duke perdorur metotodologji te shumta dhe kritere te ndryshme, per vertetimin e sensibilitetit ndaj kripes, kane sjelle te dhena bindese rreth faktit se ne nje kategori njerezish presioni arterial eshte me i ndjeshem ndaj teprices apo mungeses se kripes, ne krahasim me te tjeret.

Ne nivelin aktual te njohurive, sensibiliteti ndaj kripes mund te perkufizohet si nje rritje e vlerave te presionit arterial, e cila vjen si pasoje e konsumimit te tepruar te kripes gjithmone me ane te dietes.

Koncepti i sensibilitetit ndaj kripes lindi duke u bazuar ne vezhgimet dhe studimet e gjera mbi nje numer te madh individesh, te kryera ne vende te ndryshme te botes dhe te mbeshtetura nga rezultatet e eksperimenteve te kryera ne kafshe. Eshte demonstruar qe:
-Prevalenca e hipertensionit arterial (HTA), rritet njekohesisht me rritjen e konsumimit te kripes me ane te dietes, ose me rritjen e ekskretimit (eliminimit) urinar te natriumit.
-Popullsite te cilat nuk perdorin kripen ne pergatitjen e ushqimit paraqesin vlera te uleta te presionit arterial i cili nuk rritet me kalimin e moshes dhe HTA eshte pothuajse absent.
-Ne rastin kur individe nga zonat me konsum te ulet kripe dhe pa HTA emigrojne dhe adoptojne stilin modern te te jetuarit ( i cili presupozon nje rritje te kosumit te kripes nga 1-2g/dite, ne 10-20g/dite), HTA shfaqet ne perqindje pothuajse te njejte me ate te vendit ku jetojne. Megjithese faktore te tjere (social-ekonomike, ushqimi, stresi) mund te ndikojne, rritja e konsumit te kripes mendohet te jete me i rendesishmi.
Andaj këshillë për ata të cilët e konsumojn kripen me sasi të mëdha të mundohen ta reduktojn aq sa të kenë mundesi…

Një shkrim tjetër i dobishëm  Agjërimi shëron më shumë se njëqind sëmundje

Përgatiti: inf.Qendresa Paqarizi

Tags:

Categories

Archives