Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kripa (Milh)

Kripa (Milh)

Kripa
El Bezzari shënon se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Shumë shpejt ju do të bëheni për njerëzit ashtu si kripa për gjellën, e cila nuk ka shije kur i mungon kripa.”

El Begaviu, në komentimin që i ka bërë Kuranit, shkruan se Abdullah ibn Omeri përcjell nga Pejgamberi (s.a.u.s.) se ka thënë: “Janë katër mirësi që Allahu i ka zbritur prej qiellit në tokë: hekuri, zjarri, uji dhe kripa.” Megjithatë, ky hadith duhet të njihet vetëm si thënie e Ibn Omerit.

Kripa është e dobishme për trupin e njeriut dhe për ushqimin e tij. Ajo është e favorshme kur përzihet me arin ose me argjendin, pasi floririn e bën më të verdhë, kurse argjendin më të bardhë.

Kripa dekompozon, kullon, përthan lëngjet e trasha në organizëm, forcon trupin dhe kuron fshikat e hapura të zgjebes.

Nëse i lyen qerpikët me kripë, sidomos me kripë guri, ajo largon dhjamin ose mishin e tepërt dhe ngjyrën e verdhë nga syri. Kripa ndihmon në parandalimin e përhapjes së infeksioneve malinje dhe vepron si laksativ e kundra plevitit, nëse e lyen barkun me të. Ajo pastron dhëmbët, i mbron ata nga prishja dhe forcon trysat. Gjithsesi, ka edhe shumë dobi e mirësi të tjera prej kripës.

Shkeputur nga libri “Zad el Mead”.
Autor Ibn Kajim el Xheuzije

Një shkrim tjetër i dobishëm  Senaja,senuti te dobishme
Tags:

Categories

Archives