Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Krijimi i njeriut

Krijimi i njeriut

bebja

Në Kur’an, tema e riprodhimit njerëzor shpie në dëshmi të shumta që përbëjnë një sfidë për embriologjistët të cilët kërkojnë një shpjegim njerëzorë për to.
U realizua vetëm pas lindjes së shkencave bazë, të cilat kontribuan në dijet tona të biologjisë e veçanërisht pas zbu­limit të mikroskopit, që i bëri njerëzit të kuptojnë këto thënie të tilla. Ishte e pamundur për njeriun që jetonte në fillim të shekullit të VII të shprehte ide të tilla.
S’ka asgjë që mund ta kundërshtojë faktin që në të njëjtën kohë njerëzit në Lindjen e mesme, e në Arabi dinin diçka më tepër mbi këtë temë se sa njerëzit që jetonin në Europë e gjetkë. Sot gjenden shumë muslimanë me dije të plota për Kur’anin dhe shkencat natyrore të cilat i kanë njohur mirë krahasimet e bëra ndërmjet vargjeve të Kur’anit të lidhura me riprodhimin dhe dijet njerëzore. Gjithmonë do ta kujtoj komentin e një 18 vjeçari musliman i arsimuar në Arabinë Saudite, një pytjeje të referuar për riprodhimin siç është përshkruar në Kur’an. Duke treguar për këtë, ai tha: “Po ky libër na jep informacion esencial mbi këtë temë”. Kur unë isha në shkollë ata e përdornin Kur’anin për të shpjeguar si lindin fëmijët. Librat tuaj mbi edukimin seksual janë pak të vonuara.
Një krahasim midis besimeve të asaj kohe, që ishin plot supersticione dhe mite, dhe përmbajtjeve të Kur’anit dhe të dhënave bashkëkohore, na befason në shkallën e përshta­tshmë­­risë ndërmjet së dytës dhe mungesës të çdo ideje të gabuar që është përhapur në atë kohë. Tani ta analizojmë nga të gjitha këto vargje, ide të sakta, për sa i përket kompleksi­tetit të lëngjeve produktive dhe faktit që një sasi e vogël infinite kërkohet për të siguruar “produktivitetin” në qoftë se mund ta përkthej fjalën arabe “Sulala”.
Vendosja e vezës në organin gjenital të femrës, është përshkruar në mënyrë shumë të mirë në vargjet e Kur’anit me fjalën “Alak” e cila është edhe titull i sures.

Një shkrim tjetër i dobishëm  DUAJA BËN ÇUDIRA....

Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës) (96:2)

S’mendoj se është ndonjë përkthim i arsyeshëm i fjalës “Alak” më tepër se përdorimi i kuptimit të saj orgjinal.
Evolucioni i embrionit në mitër është përshkruar shkurtimisht, por saktë sepse fjalë të thjeshta që i referohen asaj i korespondojnë saktë me shkallët themelore në rritjen e tij. Kjo është, çfarë lexojmë ne në një varg nga sura El-Mu’minun. (14)

Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë).
I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!

Termi “Mishi i ngjeshur” (mudga) korrespondon saktë shfaqjen e embrionit të caktuar dhe zhvillimin e tij.
Është e ditur se eshtrat u zhvilluan brenda kësaj mase dhe se ato janë të mbuluar me muskuj. Ky është kuptimi i termit “mishi i ngjeshur” ose i paprekur, i plotë (lahëm).
Embrioni kalon në një shkallë ku disa pjesë janë në proporcion, ndërsa të tjerat nuk janë në proporcion, me atë që më vonë do të evuloj në individ. Kjo mund të jetë kuptimi i vargut në surën El-Haxhxh (22:5):
…Ne ju krijuam juve prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar në mënyrë që t’iu sqarojmë…

Pastaj kemi një referencë për shfaqjen e kuptimit të organeve të brendshme në surën El-Sexhde (32:39)

Ai (Zoti) është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të pamurit e me zemër, e pak send është ajo që ju falenderoni.

Asgjë këtu nuk kontradikton me të dhënat e sotme dhe asgjë nga idetë e gabuara të kohës nuk është futur në Kur’an.

Categories

Archives