Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Krijimi i njeriut nga pika e farës! Zbulimet e fundit të shkencëtarëve hedhin poshtë besytnitë e njerëzve dhe vërtetojnë atë që është përshkruar në Kur’an!

Krijimi i njeriut nga pika e farës! Zbulimet e fundit të shkencëtarëve hedhin poshtë besytnitë e njerëzve dhe vërtetojnë atë që është përshkruar në Kur’an!

Në popujt e ndryshëm kanë ekzistuar mendime të ndryshme rreth mënyës së krijimit të njeriut. Në tekstin e publikuar kemi paraqitur me lejën e Zotit të Gjithësisë mënyrën sesi njeriu krijohet! Pamë se njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë maft e vogël e saj. Gjatë mardhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milion spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në të gjithë këta spermatozoidë veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj.

Thelbi i njeriut është që ai nuk është krijuar nga tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: ” A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?” ( El Kijame 36-37) Shihet qartë se Kur’ani famëlartë na infomon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Shkencëtarët bashkëkohorë kanë arritur që në sajë të studimeve të shumta të sillnin këtë përfundim por ky argument është shpjeguar shumë qartë 1438 vite përpara në Kur’anin famëlartë i cili është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.

Categories

Archives