Wednesday, 22/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kremrat mbrojtes nga dielli për fëmijë janë toksikë


Kremrat mbrojtes nga dielli për fëmijë janë toksikë


kremat per femije
Agjencia amerikane Food and Drug Administration lëshon alarmin: asnjë krem solar për fëmijët nën 6 muaj, pasi janë toksikë.
Më mirë të mos ekspozohen në diell sidomos nga ora 10 deri në 14. Kumbuesi i alarmit ka qenë pediatri Hari Cheryl Sachs, i cili punon pranë Food and Drug Administration (FDA), agjenci e kontrollit amerikan mbi ushqimet dhe medikamentet.

Për fëmijët nën 6 muaj nuk është e rekomandueshme të përdoren kremrat solarë, më mirë të mbahen larg nga dielli sidomos gjatë orëve 10 deri në 14, kur rrezet ultravjollcë janë më intensive, raporton noa.
Le të mos të mashtrohen nga fakti se tregu ka shumë linja të veçanta solarësh për fëmijët, lëkura e foshnjave është shumë më e hollë se ajo e të rriturve dhe absorbon lehtësisht toksina.

Arsyeja e dytë pse nuk rekomandohen kremrat solarë nën gjashtë muajt e parë të jetës është se sipërfaqja e trupit të foshnjave është më e madhe se pesha, e cila nuk ndodh në fëmijët më të rritur dhe te të rriturit.
Të dy këta faktorë do të thonë se ekspozimi i fëmijës ndaj kimikateve të solarëve është më i madh dhe për këtë arsye mund të rrisë rrezikun e një reaksion alergjik ose inflamacioni.

“Mbrojtja më e mirë është hija”, thonë pediatërit e Agjencisë amerikane. Asnjëherë mos përdorni produkte që përmbajnë përbërës të tilla si dietiltoluamide (DEET).
Gjithashtu duhet pasur kujdes pasi fëmija mund të fusë gishtat në gojë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionin e trurit

Categories

Archives