Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Krasniqi uron besimtarët myslimanë

Krasniqi uron besimtarët myslimanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, uron besimtarët islam të Kosovës për festën e Fiter Bajramit.

Jakup Krasniqi

Në urimin e tij kryekuvendari Krasniqi thekson se muaji i Ramazanit, që kurorëzohet me Bajramin e Madh, simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin me njëri-tjetrin.

Krasniqi shprehet se bashkëjetesa e harmonia ndërfetare bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë.

“Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi. Gëzuar festën e madhe të Fiter Bajramit!”, thuhet në urimin e Krasniqit. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Egesta Lopçi, shkencëtarja myslimane nga Shkodra që po mahnit Italinë

Categories

Archives