Tuesday, 23/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Krajsnik: Pse kjo pritje, unë jam një kriminel lufte

Krajsnik: Pse kjo pritje, unë jam një kriminel lufte

Disa mijëra njerëz kanë pritur ditë më parë kthimin në vend të të dënuarit të Tribunalit të Hagës, Momcilo Krajsnik. Viktimat e gjenocidit janë të shqetësuara për mesazhet e tubimit në Pale. Kurse Krajsnik u ka thënë gazetarëve se nuk e kupton pse i është organizuar kjo pritje. “Unë nuk e di pse është organizuar kjo pritje, unë megjithatë ende jam një kriminel lufte”, ka thënë ai.

Momcilo Krajsnik

I dënuari i Hagës Momcilo Krajisnik me avion nga Londra përmes Bukureshtit arriti në Beograd, prej nga me helikopter përmes Banjallukës mbërriti në Pale ku u prit nga anëtarët e familjes dhe miqtë, si dhe një numër i madh i njerëzve të cilët kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Republikës Srpska.

Pritja e Krajisnik ut në Pale u organizua nga Partia Demokratike Serbe (SDS). Krajisnik ka qenë një prej themeluesve të saj.

Shumë prej pjesëmarrësve në tubim me vete kishin sjellë flamurin e Republikës së Serbisë dhe Partisë Demokratike Serbe (SDS). Po ashtu ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Krajisnik – bir i popullit serb”, “Ndal terrorit të Hagës”, “Radojicic, të erdhi zëvendësimi”. Ndërkaq në hyrje të Pale-s ishte shkruar: “Mirë se vini President”.

Me tingujt e “Marshit mbi Drinë” masa e tubuar ka përshëndetur Krajisnikun të cilin në Pale kishin dalur për ta pritur edhe lideri i SDS-it Mladen Bosic, prijësi i luftës në Trebinje, Bozidar Vucurevic dhe kryebashkiaku i Sokocës, Milovan Cicko Bjelica, transmeton DW.

Krajisnik u tha gazetarëve: “Unë nuk e di pse është organizuar kjo pritje, unë megjithatë ende jam një kriminel lufte”.

Ai ka shtuar se vetëm me procesin e rishikimit të rastit do të provohet se kjo nuk është e vërtetë. Po ashtu ai njoftoi se këtë vit apo në fillim të vitit të ardhshëm, do të paraqesë një ankesë në gjykatën e apelit për rishikimit të vendimit tëTribunalit me të cilin ai është dënuar për krime lufte në Bosnje.

“Gjithçka që po ndodh sot, më duket sikur një ëndërr, sikur kam ardhur nga një botë tjetër”, tha Krajisnik . I pyetur nga gazetarët se me çka do të vazhdojë të merret në të ardhmen ai tha se do të merret me “punën e tij private”.

Në fjalimin e mbajtur në sheshin e Pales, Krajisnik tha se vetëm kërkimi i faljes nuk shpie drejt pajtimit midis kombeve: “Në vend se të kërkojmë ndjesë, ne të gjithë duhet të falim ata që na kanë bërë keq dhe të lusim ata të cilëve ne u kemi bërë keq, të na falin neve. Vetëm atëherë populli serb do të jetë popull i vërtetë”, theksoi ai.

Patriotizëm nuk është të urresh tjetrin, tha Krajisnik në fjalimin e tij dhe u bëri thirrje të rinjve për pajtim e dashuri, dhe jo urrejtje dhe hakmarrje. “Kështu Republika Srpska do të mbijetojë”, theksoi ai.

Fjalimi i Krajisnikut u pasua nga thirrjet: “Momo, Momo!” dhe “Momo serb”, si dhe këngë çetnike.

Pamje nga pritja e Krajisnik ut në PalePamje nga pritja e Krajisnik ut në Pale

Viktimat e krimeve të kryera në emër të popullit serb dhe Republikës Srpska nuk e kuptojnë madhërimin që u bëhet kriminelëve të luftës dhe as mirëpritjen e ish-zyrtarit të lartë të Partisë Demokratike Serbe (SDS), Krajisnik në Pale.

“Republika Srpska nuk është krijuar as me marrëveshje, as me me zgjidhje politike. Ajo është ndërtuar mbi gjakun e dhjetëra mijëra viktimave të pafajshme, duke përfshirë edhe 1.600 fëmijë të vrarë në Sarajevë”, tha presidenti i Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve të vrarë në Sarajevë, Fikret Grabovica.

Ndërsa kryetarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës” Hatixha Mehmedovic vlerëson se e gjithë shoqëria duhet të jetë e shqetësuar nga mesazhi i dërguar nga tubimi në Pale ku ndodhi madhërimi i kriminelëve të luftës. “Mesazhet e tilla inkurajojnë krime të reja të luftës, një gjenocid të ri”, tha Hatixha Mehmedovic. /Telegrafi/

Categories

Archives