Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kosova, në pranverë inkason fondet evropiane?!

Kosova, në pranverë inkason fondet evropiane?!

Prishtina zyrtare pret që me marrjen e draftit të parë të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, në pranverë të vitit të ardhshëm, do të përfitojë financiarisht nga programet evropiane.

Foto: Ilustrim

 

Edhe pse formalisht negociatat për MSA pritet të nisin në tetor – sipas përllogaritjeve të qeverisë -ndihmat financiare – që Kosova t’i përshtatë strukturat për t’i përmbushur standardet evropiane – shihen si të domosdoshme.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, nuk preferon të flasë me shifra monetare se çfarë do të fitojë Kosova nga MSA-ja. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se MSA-ja parimin e parë e ka që të krijojë një hapësirë të përbashkët ekonomike në mes të BE-së dhe shteteve që aspirojnë të bëhen pjesë e këtij unioni.

“Kosova do të fitojë qasje në tregun e BE-së, qasje të palimituar, përveç në disa kategori që BE-ja do të tentojë t’i mbrojë. Prodhuesit tanë do të kenë qasje dhe do të mund të depërtojnë te tregu i BE-së si të ishte një treg vendor”, vlerëson ai.

Aspekt tjetër, sipas zëvendësministrit, është që standardet që aplikohen në Kosovë, si rezultat i negocimit të MSA-së, do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së operimit dhe të prodhimeve; konsumatorët do të ketë varietet të cilësisë së produkteve; kurse, prodhuesit vendorë do të kenë lëndë të parë më të lirë dhe do të kenë importe më të lira në procesin e tyre të prodhimit, që do t’i bëjnë ata më të konkurrueshëm. Por jo vetëm kaq.

“Aspekti tjetër është që si pjesë e Stabilizim-Asociimit, Kosova hynë në marrëveshje kontraktuale me BE-në, e cila tutje parasheh edhe ndihma të ndryshme të përshtatjes strukturore të Kosovës që t’i arrijë standardet e BE-së. Ne do të përfitojmë, nga fonde të ndryshme të BE-së, që t’i arrijmë këto standarde. Kjo është pjesa të cilën ne do të mund ta monitarizojmë më vonë, por për këtë duhet ta shohim fundin e procesit të negociatave”, thotë Nikaj.

Shoqëria civile i sheh këto pritje të qeverisë si të pabaza. Shpend Kursani, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, vlerëson se “milionat evropianë” nuk do t’i vijnë Kosovës në këtë stadium të negocimit të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kosovë, ja harta politike sipas rezultateve paraprake

“Në qoftë se i shikoni me kujdes procedurat për anëtarësim në BE, që i kalojnë të gjitha shtetet, është statusi, marrja e statusit të kandidatit ajo që e kualifikon një shtet që të ketë qasje në fonde të ndryshme të BE-së, e nuk është përfundimi i negociatave për MSA. Kështu, nuk besoj që Kosova do të ketë tani qasje në ato miliona”, deklaron ai.

Kursani thekson se Kosova për shumë vjet me radhë ka qasje në fonde evropiane, përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) dhe se mesatarisht në vit ka marrë rreth 60 milionë euro nga BE-ja. Për këtë qasje të qeverisë, ai thotë se fajin e ka edhe Brukseli pasi, sipas tij, i tërë procesi i anëtarësimit në BE është politizuar, e ku dialogu me Serbinë është shndërruar në njësi matëse të arritjes së demokracisë në Kosovë.

“Sa më e butë po qëndron Kosova karshi Serbisë, BE-ja po e vlerëson atë, do të thotë Kosovën, pa marr parasysh a po rritet niveli i demokracisë, a po rritet stabiliteti institucional. Sepse, në qoftë se e shikojmë punën e Parlamentit, si një institucion ku shihet funksionimi i demokracisë, atëherë Kosova nuk ka pasur një ecje përpara – në mos ecje prapa”, thotë ai. “Kështu, BE-ja nuk e ka qasjen e sinqertë për Kosovën, sepse nuk vlerëson në bazë të përmbushjes së kritereve të mirëfillta, por në bazë të asaj se sa mirë po sillet me Serbinë”.

Qeveria e Kosovës pret që gjatë muajit shtator, ose në fillim të tetorit, të pranojë draft-marrëveshjen e parë nga BE-ja për MSA. Me këtë hap do të nisin edhe zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Kurse, pas pranverës pritet të fillojë së zbatuari MSA-ja, i cili proces mund të zgjas deri në 10 vjet, bazuar në praktikën e vendeve të tjera të rajonit. /REL/

Categories

Archives