Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kosova në fundin e listës kundër LGBt-së


Kosova në fundin e listës kundër LGBt-së


lgbtRezultatet e raportit më të ri të organizatës joqeveritare belge ILGA, e cila merret me respektimit e të drejtave të komunitetit LGBT (lesbike, gej, biseksual dhe transversit), e kanë renditur Kosovën në mesin e vendeve që kanë pak tolerancë ndaj këtij komuniteti.

Nga 100 përqindshi i përcaktuar nga ILGA, Kosova ka marrë vetëm 14 përqind, duke hyrë në grup me Turqinë, San Marinon, Bjellorusinë, Ukrainën dhe Maqedoninë.

 

Vetëm Rusia, Armenia dhe Azerbajxhani janë më poshtë të renditura se Kosova.

Në anën tjetër, Shqipëria është renditur më lartë, me 38 përqind. Më pas vijnë Irlanda me 36 përqind, Malta, Sllovenia dhe Republika Çeke.

Para Shqipërisë ndodhet Austria, Kroacia, Finlanda, Gjermania, Danimarka, Hungaria, etj. Më së larti është renditur Britania e Madhe me 77 përqind, pastaj Beligjika dhe Norvegjia me nga 66 përqind, Suedia, Spanja, Portugalia dhe Franca.

Më mirë se Kosova janë të renditura vendet e rajonit si Serbia me 25 përqind, Mali i Zi me 27, Greqi 28 përqind, etj.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Papunësia në Kosovë mbi 35%

Categories

Archives