Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kosova me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon


Kosova me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon


Sipas këtyre të dhënave, mesatarja vjetore e të ardhurave për kokë banori është 2.701 euro.

2 euro

Të dhënat nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se Kosova është një prej vendeve më të ardhurat më të ulëta në krejt rajonin në aspektin e të ardhurave vjetore për kokë banori.

Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, mesatarja vjetore e të ardhurave për kokë banori është 2.701 euro. Konsumi i përgjithshëm tek ekonomitë familjare është rreth 7000 mijë euro, që i bie 600 euro në muaj. Pavarësisht këtyre shifrave të ulëta, Kosova ka shënuar një rritje reale të bruto-prodhimit të brendshëm.

Njohës të ekonomisë theksojnë se politikat ekonomike aktuale nuk po shkojnë në dobi të sektorit privat dhe se rritja ekonomike vërehet vetëm në sektorin publik. Sipas tyre, kjo rritje po bazohet vetëm në shpenzimet publike, të cilat nuk janë burim i qëndrueshëm i rritjes.

Njohësit e ekonomisë tërheqin vërejtën se bruto-prodhimi i brendshëm mund të shënojë rritje vetëm përmes fuqizimit të sektorit privat. Por, investimet e jashtme vazhdojnë të kenë rënie në krahasim me vitet e kaluara, ku është raportuar një rënie prej 2.2 përqind.

Një shkrim tjetër i dobishëm  MASHT jep per kishen 400 mije euro

Categories

Archives