Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kosova e katërta ndër vendet me përqindjen më të lartë të azilkërkuesve

Kosova e katërta ndër vendet me përqindjen më të lartë të azilkërkuesve

unhcrKosova e katërta ndër vendet me përqindjen më të lartë të azilkërkuesve

Vetëm në Evropë gjatë vitit 2012 ka pasur 355 mijë e 500 kërkesa për azil politik, me Gjermaninë si vendin më të preferuar me 64.500 kërkesa, Francën më 54.900 dhe Suedinë me 43.900. Edhe në Zvicër gjithashtu ka pasur rritje me gjithsej 25 mijë e 900 kërkesa dhe në Britaninë e Madhe me 27 mijë e 400 kërkesa për azil.Afganistani, Siria, Serbia dhe Kosova (ende) të lidhura me rezolutën 1244, pastaj Kina dhe Pakistani janë pesë vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në 44 vendet më të industrializuara të botës gjatë vitit 2012, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara në New York.

Për shkak të mosnjohjes si shtet nga Kombet e Bashkuara, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe ajo futet në kuadër të kërkesave që vijnë nga Serbia (Rezoluta 1244), raporton RTK.Vetëm në Evropë gjatë vitit 2012 ka pasur 355 mijë e 500 kërkesa për azil politik, me Gjermaninë si vendin më të preferuar me 64.500 kërkesa, Francën më 54.900 dhe Suedinë me 43.900. Edhe në Zvicër gjithashtu ka pasur rritje me gjithsej 25 mijë e 900 kërkesa dhe në Britaninë e Madhe me 27 mijë e 400 kërkesa për azil.

 Në vendet evropiane kërkojnë mërgim dhe strehim nga shumë pjesë të botës, sidomos nga Azia dhe Afrika, ku prijnë Afganistani me 36 mijë e 600 kërkesa që pasohet nga Siria me 36 mijë e 200 si pasojë e konfliktit të përgjakshëm.Azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, në veçanti nga Serbia dhe Kosova përbëjnë grupin e tretë të kërkesave për azil me 24 mijë e 800 kërkesa gjatë vitit 2012 që është nja 14 për qind ose 3 mijë më shumë se një vit më parë, thuhet në një raport të UNHCR-së, pra Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.Raporti jep edhe shënimet e Zyrës Federale Gjermane të Migrimit dhe të Refugjatëve, ku thuhet se 92 për qind e azilkërkuesve në Gjermani që vijnë nga Serbia dhe Kosova janë me prejardhje rome, ose deklarohen si romë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Egjipti njeh Kosovën - shtet të pavarur

Categories

Archives