Sunday, 24/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Korrupsioni “deri në hundë”!

Korrupsioni “deri në hundë”!

korupsioni

Projektligji për investimet e huaja ka përplasur fort pozitën dhe opozitën të enjten në seancën plenare të Legjislativit.

Deputetët e pushtetit dhe ata të opozitës kanë replikuar aq gjatë dhe ashpër, saqë nuk kanë hezituar që ta quajnë njëri- tjetrin edhe mercenar, cinik e shpifës. Madje, një kohë bukur e mirë iu kushtua edhe zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, të cilët paraprakisht shpallën “fitoret” e tyre.

“Mollë sherri” për gjithë këtë përplasje të pozitës dhe opozitës u bë çështja e investimeve të huaja. Tabori opozitar e fajësoi Qeverinë e Kosovës për zhytje të thellë në korrupsion, që është edhe barrierë kryesore në tërheqjen e investimeve të huaja, shkruan “Zëri”.

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Hikmete Bajrami, duke folur për projektligjin mbi investimet e huaja tha se si i tillë nuk eliminon barrierat për investitorët e huaj.

“Të gjitha studimet e bëra deri me tani, tregojnë se barrierat kryesore në tërheqjen e investimeve të huaja është korrupsioni, dhe kjo nuk është barrierë vetëm e tërheqjes së investitorëve të huaj, por është barrierë në çdo sektor të ekonomisë së Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, se Kosova është e zhytur në korrupsion e vërtetojnë të gjitha raportet ndërkombëtare. /Zëri/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Haloterapia, ka filluar të aplikohet edhe në Kosovë

Categories

Archives