Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Koretë, Jugu ofron bisedime me Veriun


Koretë, Jugu ofron bisedime me Veriun


Koreja e Jugut ka propozuar “grupe pune për bisedime” me Korenë e Veriut, për të adresuar tensionet e lindura në kompleksin industrial Kaesong, bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë gjatë së enjtes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Unifikimit, në Korenë e Jugut, Kim Hyung-seok, paralajmëroi gjithashtu për masa “të ashpra”, nëse Peniani refuzon ofertën. Ai nuk specifikoi se çfarë mund të ndodhë nëse propozimi refuzohet.

Në një konferencë televizive, Kim nxiti Korenë e Veriut “t’i përgjigjej brenda mëngjesit të datës 26 prill ofertë”, transmeton TCH.

Kompleksi industrial Kaesong është një zonë prodhimi e përbashkët mes dy vendeve, që përbën simbolin e fundit madhor të bashkëpunimit mes dy kombeve, të cilët janë përfshirë nga tensioni kohët e fundit, për shkak të programeve bërthamore dhe zhvillimit të raketave të Koresë së Veriut. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Historia e misionarit krishterë që pranoi Islamin

Categories

Archives