Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Koreja e Veriut “sulmon” Shtëpinë e Bardhë

Koreja e Veriut “sulmon” Shtëpinë e Bardhë

koreja e veriutNë Luftën e Tretë Botërore, Koreja e Veriut “shkatërroi” me predha, bombardime artilerie dhe ajrore Shtëpinë e Bardhë dhe Capitol, ndërtesën e Kongresit amerikan.

Fatmirësisht bëhet fjalë vetëm për një video-propagandë të shpërndarë në internet nga vendi komunist. Në të tregohen predhat “që bien” mbi Shtëpinë e Bardhë dhe Kongres duke i rrënuar këto të fundit.

Video shoqërohet me koment patriotik. “Shtëpia e Bardhë është në shënjestër të predhave tona, Kongresi është në rrezen e raketave tona bërthamore”, thuhet në videon propagandistike, transmeton TCH.

Amerikanët mund të qëndrojnë të qetë, të paktën ata që jetojnë në territorin kontinental të SHBA. Sipas ekspertëve, Koresë së Veriut do t’i duhen edhe shumë vite për të zhvilluar raketa bërthamore me rreze kaq të gjatë veprimi.kohaislame

Një shkrim tjetër i dobishëm  Erdoan:Ende ska normalizim me Izraelin pa u hapur Gaza

Categories

Archives