Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Koreja e veriut pregaditet të sulomojë bazat ushtarake amerikane dhe Shba-në

Koreja e veriut pregaditet të sulomojë bazat ushtarake amerikane dhe Shba-në

Koreja e Veriut vazhdon ti tregojë “dhëmbët” Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ndërsa kësaj radhe ka kërcënuar se po planifikon të vendosë njësi ushtarake që do të jenë gati të sulmojnë bazat amerikane në Havai dhe Guam.

Njoftimi i bërë nga agjencia shtetërore e lajmeve thekson se trupat do të kenë statusin e gatishmërisë, pra që do të sulmojnë, menjëherë sapo të jepet urdhëri.
“Që nga ky moment, komanda e lartë e ushtrisë popullore koreane, do të jetë në krye të detyrës së saj duke vendosur artilieri të në të gjitha pikat strategjike të cilat do të godasin armikun amerikan dhe objektet e tij në bazat e haëiat dhe guam” thuhej në deklaratën e televizionit shtetëror.

Thirrja erdhi në përvjetorin e fundosjes së luftanijes koreano jugore në tre vjet me parë e cila shkaktoi 46 të vdekur.
Tensionet mbeten të larta në gadishullin Korean në prag të testit të tretë bërthamor të Koresë së Veriut më 12 shkurt.Testi çoi në sanksioneve të reja të OKB-së që Pheniani kundërshton me forcë.
Stërvitjet e përbashkëta SHBA-Koreja e Jugut kanë zemëruar tej mase vendin komunist. Në javët e fundit retorika e tij zakonisht zjarrtë ka tonë edhe më të egra duke kërcënuar SHBA me sulme ushtarake.
Luftanija u mbyt në vitin 2010 në afërsi të kufirit diskutueshmendërmjet koreve. Koreja e Jugut deklaroi se ky ishte një sulm i Koresë së Veriut, por Peniani ka mohuar çdo përfshirje. Disa muaj më vonë Koreja e Veriut bombardoi një ishull në të njëjtën zonë kufitare duke lënë të vratrë katër persona koreano jugorë. Sulmi erdhi si kundërpërgjigje e stërvitjes ushtarake në jug.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Francë: një ushtar francez u arrestua për përgatitjen e një sulmi terrorist ndaj një xhamie

Categories

Archives