Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kontrrolli i zemërimit shpëton jetën !


Kontrrolli i zemërimit shpëton jetën !


zemerimi mjeksiaislame

Kërkime të reja në këtë fushë tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës, gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit në rrahjet e zemrës.
Ritmi jo normal mund të shpjegojë arsyen përse ndonjëherë zemra pushon papritur kur njeriu përballet me tronditje, dëshpërim të thellë apo stres ekstrem.

Këto dhe të dhëna të tjera të ngjashme i bëjnë ekspertët të mendojnë se emocionet e forta mund të ndikojnë për ndalje të papritur të rrahjeve të zemrës. Por është ende e paqartë se në ç’mënyrë zemërimi, tronditja e thellë , trishtimi a dëshpërimi, mund të dëmtojnë zemrën.
Studimi i ri lë të kuptohet se emocionet e forta mund të ndryshojnë drejtpërdrejtë stabilitetin elektrik të zemrës. Shkencëtarët pranë Universitetit Yale morën në shqyrtim 62 pacientë që përdornin pejsmejkër.
Shkencëtarët u kërkuan pjesmarrësve në studim që të kujtonin një kohë kur ata ishin ndjerë të zemëruar, dhe vëzhguan veprimtarinë e zemrës për të parë nëse do të ndodhte ndonjë ndryshim. Gjatë këtij vëzhgimi me aparat, shkencëtarët vunë re se zemërimi shkaktoi tronditje në valët elektrike të zemrës dhe se disa pacientë reaguan më shumë se të tjerët ndaj zemërimit.
Një vit pas këtij eksperimenti, personat që kishin reaguar më fortë ndaj zemërimit, kishin ndjerë nevojën e ndërhyrjes së aparatit pejsmejker për të rivendosur ritmin normal të rrahjeve të zemrës.
Shkencëtarët mendojnë se ky çrregullim në zemër si pasojë e zemërimit ka të ngjarë të shkaktohet nga një vërshim i adrenalinës. Ekspertët thonë se ruajtja e qetësisë shpirtërore ndihmon në zbutjen e rrjedhës së adrenalinës. Për të kontrolluar zemërimin, ekspertët rekomandojnë përdorimin e teknikave qetësuese përfshi frymëmarrje të thellë dhe ushtrime jo stresuese si joga ose ecjen.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Per cka te perdorim polenin?

Sulejman Ibn Sard ka thënë: ” Unë isha ulur më Profetin a.s dhe dy burra po fyenin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre ishte skuqur në fytyrë, dhe venat e qafës i kishin kërcyer. Profeti alejhi selam tha: ‘Unë di një fjalë, që nëse ai do ta thoshte, ajo që ndien do të largohej. Nëse ai thotë: ‘Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar’ , ajo që ndjen (d.m.th zemërimi) do të largohej.”
(Transmeton Buhariu në al-Fath 6/337).

Profeti alejhi selam ka thënë: ”Nëse dikush zemërohet dhe thotë: “Kërkoj mbrojtje tek Allahu, zemrimi do t’i largohet.”
.(Sahi al-Xhami al-Sagir 695)

Ndiqni këshillën e Profetit alejhi selam:

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetoi se një burrë i tha Profetit (paqa e Zotit qoftë mbi të), ”Më këshillo” Ai i tha: ”Mos u zemëro.” Burri e përsëriti pyetjen disa herë, dhe çdo herë që ai e pyeste Profeti (paqa e Zotit qoftë mbi të) i thoshte: ”Mos u zemëro.” (Transmeton Buhariu në Fath al-Bari 10/456)

Sipas një transmetimi tjetër, një burrë tha: ”Unë mendova rreth asaj që më tha Profeti alejhi selam, dhe kuptova se zemërimi i kombinon të gjitha të këqiat.” (Musnedi Imam Ahmedit 5/373)./mjeksiaislame/

 

Tags:

Categories

Archives