Tuesday, 18/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Konflikti (dueli) në mes gjeneratave



Konflikti (dueli) në mes gjeneratave

Konflikti (dueli) në mes gjeneratave

Nuk ka njeri në rruzullin tokësor që së paku njëherë në jetën e tij nuk ka ëndërruar të ketë një libër të “çudirave“ e cila di t’i ofroj një dalje konkrete nga deti i situatave konkrete jetësore. Por, si mos të ndodhë një gjë e tillë kur jeta është një lojë komplekse me variante të shumta dhe zgjidhje me të cilat njëkohësisht marrin pjesë shumë gjenerata me pikëpamje, motive, qëndrime, nevoja dhe interesa të ndryshëm.
Konflikti apo dueli në mes gjeneratave janë situatat jetësore universale të cilat përsëriten me kombinime të shumta në çdo kohë dhe vend dhe kështu me këto nevoja për modelin universal i cili trajton në mënyrë plastike këto konflikte është i madh.
Tani do të ofrojmë një analizë të shkurtër të një dialogu universal i cili u zhvillua në mes djalit besimtar dhe babait pa besimtar, me qëllim të nxjerrjes së mësimit të asaj që është e dobishme nëpërmes shembujve të cilët All-llahu i përmend në Kur’anin fisnik. Dialogu është universal sepse padyshim ky lloj i dialogut ka mundësi të përsëritjes pavarësisht nga vendi dhe koha, sepse gjithmonë do të ketë fëmijë dhe prindër, të vjetër dhe të rinj ….
Në fillim do të hedhim një vështrim gjashtë versetet të kaptinës Merjem, duke analizuar më vonë detalet:
Kur babait të vet i tha: “O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij? O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!” Ai (babai) tha: “A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!” Ai (Ibrahimi) tha: “Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje[1].”
Nga dialogu i përmendur më lartë hyjmë në dyert e urtësisë, orientimit praktik, dashurisë, taktikës, frikës nga ndryshimet, lëndimi i krenarisë, e shumë gjëra tjera.
Të mundohemi në vazhdim së bashku ti analizojmë disa pika:
“Kur babait të vet i tha: “O babai im pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ka asnjë dobi prej tij[2]?”
Për të qenë komunikimi komplet duhet para se gjithash, që paralelisht të ketë qëllim apo cak dy komponente themelore të njeriut–zemrën dhe mendjen.
Duke vështruar shprehjen e cituar më lartë të Kur’anit fisnik »O babai im ..« shohim se si djaloshi (Ibrahimi a.s.) i drejtohet babait (Azerit) duke e thirrur me emrin më të ndjeshëm dhe më të kujdesshëm (jo tat, plaku im etj.)
Në tekstin origjinal arab është përdor shprehja “ja ebeti“ (babëloku im), që është shprehja më e butë dhe më e bukur për prindin. Pra Ibrahimi a.s. kishte për qëllim me këtë shprehje të ndikoj në emocionet dhe në mendjen e babait të tij, sepse e udhëheqë me butësi dhe urtësi për të rezonuar logjikisht në objektin të cilin ai e kishte zgjedh për adhurim, duke i treguar se ai nuk dëgjon, nuk fol dhe është i padobishëm.
Shohim pra kritikën e kujdesshme të ideologjisë, duke parashtruar argumentet bindëse, pa hyrë në vetë personalitetin e babait.
“O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj: në rrugë të drejtë[3].“
Pas prurjes me kujdes të veçantë të të metave të ideologjisë diskutabile dhe në versetin e cituar diskutuesi i ri (Ibrahim a.s.) përsëri e quan babanë në mënyrën e mundshme më të bukur–“babai im“. Vet analiza e përdorimit të kësaj shprehje në kontinuitet qartë na tregon edhe ngjyrën e zërit të Ibrahimit me të cilin i drejtohet babait e ky ishte zë i kujdesshëm, përulës, i mbushur me emocione të flakta, zë i sinqertë i cili tërheq vëmendjen dhe obligon në dëgjim.
Kjo ua mëson se duhet studiuar udhëheqësit e ideologjive të ndryshme duke sjell biografitë e tyre, faktorët socio-ekonomik të cilët kanë formuar qëndrimet dhe mendimet e tyre, motivet … e tërë kjo për shkak të asaj që asnjë njeri nuk jeton në vakum.
Pas brengës për aspektet emocionale djaloshi me kujdes adreson mendjen e bashkëbiseduesit të tij duke theksuar diturinë si paranutar për peshimin e të vërtetës. Dituria specifike lokacioni i së cilës nuk është në vjetët, por në kohë–sado që koha të jetë e re.
Andaj duhet që në mënyrë të drejtë të definohet esenca e problemeve ndërmuslimane dhe ndërnjerzore me qëllim të kursimit të energjisë dhe kohës nga kanalizimi i gabuar.
Shikoni vetën kujdesin në zgjedhjen me kujdes të fjalëve kur i thotë babait:
“ … mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë … “
Dituria është shprehur si kryes aktiv të punës «mua më është dhënë…» ndërsa vetën si person e vëri në plan të dytë, duke u paraqitur thjeshtë si objekt i cili nuk është me përparësi me bashkëbiseduesin. Nuk i tha në formë inati: “unë kam lexuar nga librat e vërtetë, kam studiuar sa nuk kam kuptuar se ti je në humbje, ose idetë e mija janë të pagueshme etj.” Siç është rasti me intelektualët e sotëm.
Ibrahimi a.s. tregon se njohuria i ka ardhur nga All-llahu i madhërishëm, duke kërkuar që babai ta pasojë në këtë që e ka mësuar All-llahu:
“O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit[4].”
Këtu shohim shembullin e bukur të tronditjes së cilësive negative të liderëve të ideologjisë e cila kritikohet dhe kjo është mënyra më e mirë e diskribilitetit të filozofisë jetësore të caktuar. Kështu konkludojmë që shkatërrimi i themeleve p.sh të komunizmit ose ideologjive të tjera të gabuara arrihet nëpërmjet studimit të themeluesit të këtyre ideologjive dhe hulumtimi i të metave të tyre si dhe motiveve dhe plasimit të rezultateve të këtyre hulumtimeve.
Pra me pas qasje me biografinë shoqërore të njerëzve të ekspozuar është gjë shumë e rëndësishme.
Masa shpesh pason ideologjinë pa ditur fare për rrethanat e paraqitjes së saj, motivet e themeluesëve të tyre të cilët mund të jenë mjaftë subjektiv, të bazuar në ndonjë detal nga fëmijëria ose hakmarrje personale, etj. Njeriu i cili dinë p.sh. që Karl Marksi si i ri nga familja punëtore ka qenë i dashuruar në vajzën nga familja aristokrate dhe familja e saj u ngrit kundër kësaj dashurie, e që bëri që Karli të jetë seriozisht i lënduar thellë në kokë me shpatën e cila nuk ishte e sterilizuar, atëherë është e qartë si hyri ideja e komunizmit në kokën e Marksit.
Ibrahimi a.s. e këshilloi babanë që të mos adhuroj shejtanin, por i përulur, me zë të butë e të kujdesshëm, duke e udhëzuar kah qëllimet sublime dhe duke i treguar për cilësitë negative të shejtanit dhe realitetin e tij, e këto janë kryelartësia dhe iluzionet.
Këtu është interesant të vërehet definimi esencial i problemit nga ana e Ibrahimit faktori kryesor i konfliktit në mes tij dhe babait-e ky konkretisht është shejtani.
Krijuesi në Kur’an armikun më të madh të muslimanit , por edhe mbarë njerëzimit jo vetëm që e definon shejtanin si krijesë të krijuar nga zjarri, por e shpjegon si krijesë të krijuar dhe strategjisë së tij tek njeriu. Të gjitha civilizimet e mençura e dinë se definimi i drejtë dhe real i armikut është faktor tejet i rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes brenda rrethit civilizues nacional.
Ibrahimi a.s. vazhdon duelin:
“O babai im, unë kam frikë se do të godet ty ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit, e do të jesh shok i djallit[5]!”
Në versetin e mëparshëm Ibrahimi a.s. shpreh brengën e tij për fatin e babait e që është një element i pashmangshëm psikologjikë.
Në këtë verset përsëri Ibrahimi a.s. i drejtohet emocioneve të babait duke thënë me butësi:
“O babai im, unë kam frikë se do të godet ty ndonjë dënim prej Gjithëmëshirshmit “
Duke i treguar për pasojat e rrugës së tij , por duke u shërbye me një dozë të frikësimit e cila ka për qëllim të lëvizë emocionet e babait duke e shtyrë në meditime.
Shikoni, tani si ka reaguar Azeri (babai i Ibrahimnit a.s.) i cili deri më tani me vëmendje e ka dëgjuar Ibrahimin, çfarë tregon se komunikimi i Ibrahimit a.s. (intonimi, zgjedha e fjalëve, zgjedhja e momentit dhe vendit, mënyra e të folurit në ideologjinë jo islame, ishte brengë dhe dashuri) kishte lërë përshtypje të fuqishme tek babai i tij.
Jeta reale na mëson se çdo gjë e folur nuk mund patjetër të dëgjohet, çdo e dëgjuar nuk mund të jetë e kuptuar. Duke pranuar këtë fakt njeriu kupton që informatat udhëtojnë nëpër pesë etapa të veçanta deri te pranimi i saj praktik. Më së miri që njeriu mund të arrijë në një komunikim është që të mundohet që atë që ka për të them të jetë e dëgjuar dhe e pranuar, e që nënkupton zgjedhjen e vërtetë të vendit dhe kohës dhe zgjedhja e fjalëve të vërteta, intonimi i zërit dhe sasia e informatave. Njerëzit, shpesh për shkak të mos durimit dhe moskuptimit të natyrës së njeriut i lënë dy etapat e para, duke pritur që atë që e thonë menjëherë do të jetë e pranuar. Është fat që absorbimi i bindjeve dhe qëndrimeve të reja rrjedhë në këtë mënyrë të komplikuar. Në të kundërtën njerëzit do të ndërronin fenë disa herë gjatë ditës dhe natës duke u bërë kështu objekt tallje.
Edhe pse dialogu nuk morri kahje të duhur, Ibrahimi a.s. ishte i suksesshëm në këtë dialog, sepse u mundua të jetë i dëgjuar dhe i kuptuar.
Mospranimi i mesazhit të tij ka të bëjë me shumë faktor jetësor të cilët e rrethuan bashkëbiseduesin e tij e në të cilët ai personalisht nuk kishte ndikim.
“Ai (babai) tha: A ti Ibrahim i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi) unë do të gurëzoj ty ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë[6]!”
Pra, shohim që Azeri pas dëgjimit me vëmendje i drejtohet i hidhëruar dhe plot helm, pa argumente të birit. Shohim atakun klasik në emocionet e fëmiut të vetë i cili i ka rrënjët në frikën e prindit që mos të humbë famën në shoqëri, pa iu drejtuar mendjes së fëmiut. Këtu shohim edhe karakterin e Azerit dhe problemin e tij kryesor, e ky ishte kokëfortësia e tij në pasimin e qëndrimeve jetësore të cilat refuzojnë çdo vetëkritikë serioze.
Pra, njeriut i duhet shumë trimëri dhe dëshirë e madhe që të pranoj se si decenie ose tërë jetën e ka kaluar në humbje të madhe. Në këtë është i gërshetuar një dozë e madhe e frikës nga ndryshimet pa përgatitjet e hapërimit në stazat e reja, frika nga reaksioni i rrethit dhe presioni i shoqërisë së vjetër, etj.
“Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi) unë do të gurëzoj ty[7]!“
Nga këto fjalë shohim si tërbimi i Azerit rritet dhe na merr formën e qartë të kërcënimit që Ibrahimin a.s. nëse nuk pushon së ofenduari të zotave të tij, do ta godas me gurë.
Këtu shohim tërë dobësinë e Azerit i cili në mungesë të argumenteve anon kah kërcënimi dhe hidhërimi e që është fakt i qartë i ideologjisë së dobët dhe luhatëse në të cilën qëndron. Reagimi i ashpër dhe emocional janë shenjë e papjekurisë ose “ngritje e pluhurit“ me qëllim të fshehjes së vrimave në argumentet personale.
Më pastaj vërejmë kulminacionin e tërbimit të Azerit i cili arriti në ndikimin e luftës së brendshme të Azerit me vetveten, i cili shihet në pamundësinë e tij të ndryshoj stazën e trasuar të jetës dhe që të shmanget nga idhujt e rrejshëm.
E shohim si i shqetësuar e urdhëron djalin që të largohet dhe mos t’i vijë për një kohë të gjatë.
Shohim tani si Ibrahimi a.s. e kupton këtë reaksion të babait të vet:
“Ai (Ibrahimi) tha: Qofshi i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje[8].“
Shohim kuptimin e drejtë të situatës nga ana e Ibrahimit a.s. sepse tani nuk e përdor më shprehjen “babai im“ , por i thotë “Selamun alejk“ – paqja qoftë mbi ty, dhe shërbehet me një mjet të vetëm–duanë, lutjen duke kuptuar se nuk është në gjendje të ftoj mendjen e babait dhe ndjenjat e tij, duke shpresuar thellë që All-llahu do t’ia pranoj lutjen e tij.
Ndryshimi i disponimit të personit i cili këshillohet kërkon ndërrimin e retorikës me qëllim të balancimit taktizues dhe largimit të tonit konfliktuoz.
Duhet theksuar se pa marrë parasysh fuqinë e argumenteve personale dhe fuqinë e bindjes, asnjë super mjeshtër ose sportist nuk e kanë fituar partinë e shahut ose lojën duke sulmuar në mënyrë konstante, por në momentin e caktuar janë tërhequr në mënyrë taktike për të arritur përparësinë.
Pra, me gjithë përpjekjet tona më të bukura, All-llahu i Madhërishëm udhëzon atë që meriton udhëzimin, por tek ne mbetet që mos të bëhemi shkak i humbjes së dikujt për shkak të mos përgatitjes sonë dhe komunikimit jo adekuat dhe të pa argumentuar.
Nga kjo që përmendëm mund të nxjerrim disa mësime dhe sugjerime:
1. Personi i cili dëshiron t’ia ndryshon qëndrimet dhe bindjet e personit tjetër duhet të dijë mënyrën e qasjes më të bukur, emrin apo nafakën të cilën ai e dëshiron më së tepërmi (p.sh. xhaxhai im, miku im, i dashuri im, etj) me qëllim që ta pushtosh zemrën para mendjes.
2. Të jesh i dëgjuar dhe i kuptuar është detyrë e secilit komunikues dhe duhet kushtuar kujdes dy etapave të para në procesin e informimit.
3. Para qasjes së personit tjetër (p.sh. një anëtari të afërt të familjes, fqiut, shokut, etj.) duhet bërë studimin e personalitetit të tij dhe pasioneve të tij: në cilin vend, moment dhe kohë të duhur? A është kjo shëtitore, breg lumi, kodër, fshat etj. Në këto vende të zhvillohet biseda sepse njerëzit në vende të duhura janë më tepër receptiv, të hapur dhe më me shumë durim.
4. Gjithmonë me qëlluar paralelisht zemrën dhe mendjen.
5. Me studiuar ideologjinë diskutabile në të cilin bashkëbiseduesi ynë qëndron duke parashtruar analizën e tij objektive pa hyrë në vetë personalitetin e bashkëbiseduesit.
6. Me studiuar me kujdes udhëheqësit e ideologjive të ndryshme, biografinë dhe faktorët socio–ekonomik që kanë ndikuar në formimin e qëndrimeve koncepteve dhe motiveve të tija.
7. Në mënyrë të drejt të definohet problemi dhe esenca e tij.
8. Të tregohet dashuria ynë dhe brenga e sinqertë për personin tjetër.
9. Manovrimi i kujdesshëm me dozën precize të frikësimit me qëllim të zgjimit.
10. Me përcjellë ndryshimet te bashkëbiseduesi ynë dhe me këto ndryshime të ballansohen argumentet.
11. Me u largua nga toni konfliktuoz.
12. Me ditë momentin e duhur kur të tërhiqesh.
13. Me pas renditje të drejtë të argumentimit .
14. Me besua fuqishëm që njeriu është vetëm përkujtues i informatave ndërsa All-llahu i madhërishëm, Udhëzues, duke përkujtuar versetin e Kur’anit fisnik:
“E ti pra, këshillo, se je vetëm përkujtues, ti ndaj atyre nuk je mbizotërues[9]!”

________________________________________





[1] Merjem, 42-47.
[2] Merjem, 42
[3] Merjem, 43.
[4] Merjem , 44
[5] Merjem , 45
[6] Merjem, 46
[7] Merjem, 46
[8] Merjem, 47
[9] El Gashije, 21-22