Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Konfiskohen medikamente të kontrabanduara


Konfiskohen medikamente të kontrabanduara


Si rezultat i punës operative hetimore, bazuar në informacionet për veprimtari të dyshimta të kontrabandës me medikamente, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar operacionin policor të koduar “Vitamina” në rajonin e Pejës dhe Gjakovës, me ç’rast kanë arrestuar dy persona me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me mallra’ dhe ‘shmangie nga obligimet doganore’.

barna

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur shtatë barnatore dhe disa depo në lokacione të ndryshme dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar barna të ndryshme pa banderola, në vlerë rreth 40.000 euro dhe një automjet udhëtarësh me të cilin bëhej transporti i barnave nga Peja nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, si dhe 1225 euro para të gatshme.

Medikamentet e konfiskuara kryesisht e kanë prejardhjen nga Serbia. Të gjitha veprimet policore janë kryer në autorizim të prokurorit përkatës dhe me autorizim të tij, personat e dyshuar janë liruar dhe lënda shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Flet për drejtësinë e padrejtësinë

Categories

Archives