Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Konfirmohet prania e aflatoksinës në disa lloje të qumështit


Konfirmohet prania e aflatoksinës në disa lloje të qumështit


qumeshti 1Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës për shkak të sqarimit të opinionit publik lidhur me prezencën e aflatoksines në qumësht do ti publikojmë rezultatet përfundimtare të analizave qe janë kryer në një laborator referent të akredituar jashtë vendit. Deri me tani sasi të konsiderueshme të qumështit nga prodhues të ndryshëm kanë qen nen masën e ndalesës për konsum për shkak të dyshimit në prezencë të lartë të aflatoksinës
Tani përmes këtyre rezultateve nga laboratori i akredituar është nxjerrë vendimi përfundimtar për llojet e caktuara të qumështit të cilat do të lejohen për konsum në bazë të limiteve të vendosura nga Bashkimi Evropian që janë 0,05 mikrogram për litër e cila kërkohet në certifikatën për import të qumështit në Kosovë dhe e cila duhet të vërtetohet nga autoritete kompetente të vendeve të origjinës, njofton AUV.

”Në bazë të dokumentacionit qe posedon produkti mbi gjendjen shëndetësore dhe rezultateve nga laboratorët e akredituar këto produkte konsiderohen të sigurta për konsum dhe nga sot lejohen për shitje në tregun e brendshëm.

Rezultate qe do të prezantohen si pozitive në bazë te emrit të produktit, vendit të origjinës, përqindjes se yndyrës, datës se skadencës, dhe emrit të prodhuesit janë te ndaluara për konsum. Për fatin e këtyre produkteve do të vendoset ne bazë te ligjeve në fuqi. Të gjitha rezultatet qe prezantohen si pozitive janë vërtetuar se kanë kaluar limitin 0.05 mikrogram për litër”, thuhet në njoftim.

Burimi:mesazhi.com

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ilaçet e Kinës shiten si prodhime “Made in Kosova”

Categories

Archives