Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Koncepti i begatisë (bereqetit) dhe dialogu mes Ibrahim bin Ed’hem dhe heretikut (zindikut)

Koncepti i begatisë (bereqetit) dhe dialogu mes Ibrahim bin Ed’hem dhe heretikut (zindikut)

Një heretik (zindik) debatoi me Ibrahim bin Ed’hemin (Allahu e mëshiroftë). Zindiku i tha: Nuk ekziston koncepti i bereqetit (begatisë). Ibrahim bin Ed’hem ia ktheu: A i ke parë qentë dhe dhentë (delet)? Po, ia ktheu ai. Cila prej këtyre dy kafshëve pjell më shumë, e pyeti Ibrahimi? Ai i tha: Qentë pjellin deri ne shtatë këlyshë, ndërsa dhentë deri në 3 kingja. Ibrahimi i tha: Nëse sheh përreth teje, çfarë të shikon syri më shumë? Zindiku i tha: Shoh se dhentë janë më shumë! Ibrahimi i tha: A nuk janë dhentë që konsumohen e theren më shumë (në dobi të njerëzve) e kështu numri i tyre duhet të jetë më i vogël?! Po, iu përgjigj ai. E pra kjo është begatia, ia ktheu Ibrahimi.

Pastaj zindiku e pyeti: Pse ndodh kjo? Pra pse dhentë merituan bereqetin dhe jo qentë? Ibrahim bin Ed’hem i tha: Sepse dhentë flenë në fillim të natës dhe zgjohen para agimit duke perfituar kohën e mëshirës dhe bereqetit. Ndërsa qentë lehin gjithë natën dhe kur afrohet mëngjesi shtrihen dhe flenë dhe kështu u ikën koha e mëshirës dhe bereqeti.

Përktheu: Fatjon Isufi

Categories

Archives