Wednesday, 14/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Komponentët ushqimorë bazë të domosdoshme për organizmin



Komponentët ushqimorë bazë të domosdoshme për organizmin

Komponentët ushqimorë bazë të domosdoshme për organizmin

1. Proteinat. Organizmi ka nevojë për një numër ushqimesh amine për zhvillimin dhe ruajtjen e indeve. Proteinat njihen si lëndët ndërtuese, sepse ato marrin pjesë në ndërtimin e të gjitha indeve të trupit, si dhe në rruazat e gjakut.

Proteina gjendet në burime bimore, si: drithërat dhe bishtajoret; dhe në burime shtazore, si: mishi, peshku, pula.

Nevoja e trupit për proteina shtohet edhe më shumë në fazat e zhvillimit tek fëmijët, gjatë shtatzanisë, gjidhënies dhe kohës së pubertitetit.

Organizmi ka nevojë për 1 gram proteinë për çdo kg të peshës së trupit, çdo ditë.

2. Karbohidratet (niseshtetë dhe sheqernat). Karbohidratet i mundësojnë organizmit fuqinë e nevojshme për kryerjen e veprave të pavetëdijshme, si: frymëmarrja, rrahjet e zemrës, lëvizjet e zorrëve, muskujve, si dhe të veprimtarive aktive ditore. Nga ana tjetër, karbohidratet ruajnë konstante temperaturën e trupit tonë. Teprica e karbohidrarteve që futen në organizëm shndërrohen në glukoz dhe rezervohet në mëlçi ose në muskuj, ose kthehet në yndyrë (dhjam) dhe zë shtresë nën lëkurë.
Karbohidratet gjenden te drithërat, ëmbëlsirat, reçelet, etj.

3. Yndyrat. Yndyrat luajnë rol të rëndësishëm në ushqim dhe ato janë burimi i kalorive në trup. Yndyrat gjenden te: vajrat bimorë, si për shembull vaji i farës së susamit, i bathës, etj; si dhe te mishi i kafshëve.





4. Vitaminat. Vitaminat ndihmojnë në veprimtaritë dhe reagimet jetike të trupit, si dhe e ruajnë atë nga sëmundjet. Ato janë të domosdoshme për balancimin e komponenteve të tjerë ushqimorë.

Vitaminat ndahen në dy lloje:

a) Vitamina që treten në yndyrë, si: Vitamina A, K, H, D. Këto gjenden te ushqimet të përziera me yndyrat dhe vajrat.

b) Vitamina që treten në ujë, si: Vitamina B, B2, B6, B12, Acidi Folic, Vitamina C.
Mungesa e  vitaminave shkakton një numër sëmundjesh, në varësi të vitaminës së mangët.

5. Kripërat Minerale. Këto përfshihen në veprimtarinë jetike dhe kontribojnë në zhvillimin e dhëmbëve dhe kockave. Mungesa e tyre çon në shfaqjen e disa sëmundjeve të ndryshme. Prej këtyre kripërave minerale përmendim: Kalciumi, Fosfori, Hekuri, Jodi, etj.