Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Komision për shami!


Komision për shami!


komisionUdhëzimi administrativ sipas të cilit ndalohet bartja e simboleve fetare në shkollat publike, shumë shpejt mund të ndryshohet.

Me ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ, vajzat të cilat mbajnë shami nuk do të përjashtohen më nga shkolla. Kjo gjë mund të ndodh falë një komisioni këshillëdhënës për çështjet edhe liritë fetare në Kosovë, të cilin e ka themeluar kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, shkruan gazeta “Zëri”.

Kreu i ekzekutivit, në krye të këtij komisioni e ka vendosur deputetin e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, Amir Ahmeti.
Vendimin për krijimin e një komisioni të tillë kryeministri e ka marrë pas disa kërcënimeve që ai ka pasur nga deputeti i PD-së, Amir Ahmeti dhe nga disa deputetë tjerë të PD-së, se do ta braktisin koalicionin dhe nuk do t’i votojnë shumë ligje në Kuvend.

Mirëpo, kreu i këtij komisioni, Amir Ahmeti ka thënë se kërkesën për një komision të tillë ia ka paraqitur kryeministrit pas shkresave të shumta që ka marrë nga elektorati i tij.

Ahmeti ka thënë se komisioni është formuar që në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka thënë se komisioni ka vizituar disa nga vendet e BE-së për të parë si është e rregulluar me ligj e drejta e fesë.

Ministria e Arsimit e cila ka nxjerr udhëzimin administrativ, ku ndalohet bartja e simboleve fetare në shkolla, kanë thënë se akoma nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për ndryshmin e këtij udhëzimi e as për futjen e lëndës së edukatës fetare neper shkolla. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ngritje e çmimeve të konsumit

Categories

Archives