Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kombinimi i frutave



Kombinimi i frutave

frutatt1

 

Të gjithëve na pëlqen të konsumojmë fruta të caktuara ose lëngje të tyre. Por, shumë prej nesh nuk e dimë se duke i kombinuar disa prej tyre nxjerrim më së shumti në aspektin shëndetësor.

 

 

Ja se çfarë funksioni kryejnë në organizëm disa përzierje frutash, apo lëngjesh të tyre:

 

Përzierja e xhenxhefilit, karotave dhe mollëve është efikase për një organizëm të shëndetshëm.

Mollët, kastravecët dhe selinotë parandalojnë kancerin, ulin kolesterolin dhe heqin dhembjen e kokës, si dhe eliminojnë ndjesinë e përzierjes.

Domatet, karotat e mollët përmirësojnë lëkurën dhe rregullojnë frymëmarrjen.





Mollët dhe qumështi reduktojnë nxehtësinë e brendshme të trupit.

Portokajtë, xhenxhefili dhe kastraveci përmirësojnë lëkurën dhe reduktojnë nxehtësinë e trupit.

Mollët, kastraveci, kivit përmirësojnë lëkurën.

Lëngu që del nga përzierja e dardhës dhe bananes rregullon përmbajtjen e sheqerit.

Karotat, mollët, dardhat dhe mangot neutralizojnë toksicitetin, ulin presionin e gjakut dhe luftojnë oksidizimin.

Nektarinat, bostani dhe qumështi, të pasura me vitaminë C e B2, rrisin imunitetin e trupit.

Papaja, ananasi dhe qumështi, të pasura në vitaminë C, E, hekur, përmirësojnë lëkurën dhe metabolizmin.

Bananet, ananasi dhe qumështi parandalojnë kapsllëkun.

 





Categories

Archives