Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Komandanti,milingona dhe optimizmi

Komandanti,milingona dhe optimizmi

buburrecat

Tregohet se një ushtri që udhëhiqej nga një komandant i shkathët, u thye keq në një betejë. Ky fakt, e dëshpëroi pa masë komandantin, i cili e humbi shpresën dhe i la vetëm ushtarët e tij në fushë të betejës. Ai u tërhoq diku në shkretëtirë dhe krejt i vetëm, u mbështet tek një shkëmb. Ndërkohë që qëndronte i pashpresë, sytë i zunë një milingonë e cila tërhiqte gjithë mund një kokërr gruri. Ajo orvatej ta ngjisë mbi shkëmb, atje ku kishte folenë. Por… sa herë që ngjitej paksa mbi shkëmb, kokrra e grurit i rrëshqiste dhe merrte tatëpjetën. Megjithatë, milingona nuk e humbiste shpresën, zbriste poshtë dhe e tërhiqte kokrrën përsëri drejt folesë. Ajo duhej ta ngjiste patjetër atë kokërr gruri, me të cilën do të ushqehej ajo dhe familja gjatë dimrit. Këtë skemë e ndiqte komandanti me vëmendje të madhe, e shihte milingonën që sa herë i rrëshqiste kokrra e grurit, kthehej sërish në pikën zero dhe fillonte punën për të ngjitur lart. Më në fund, milingona e vogël ia arriti ta çojë kokrrën e grurit në destinacion. Ky fakt, e la pa gojë komandantin e dëshpëruar dhe të pashpresë. Ai brofi në këmbë, sikur ti ishte derdhur shpresa nga lart dhe ti kishte depërtuar në çdo pjesë të trupit. I vendosur u nis drejt fushëbetejës, ku menjëherë mblodhi burrat dhe ushtarët e tij, i riorganizoi dhe u ktheu shpresën, duke i përgatitur për betejën e radhës. Ai dhe ushtria e tij triumfuan kundër ushtrisë armike dhe arma më e fuqishme e tij, ishte pikërisht shpresa dhe optimizmi, me të cilën u frymëzua duke ndjekur përpjekjet e milingonës së vogël.

Zoti u mbushtë me shpresë, optimizëm dhe energji, në këtë ditë shprese, optimizmi dhe energjie! U pranofshin të gjitha lutjet tuaja sot!
ELMAZ FIDA

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ndarja e realte

Categories

Archives