Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kolonët hebrenj, sërish sulm ndaj Al Aksas

Kolonët hebrenj, sërish sulm ndaj Al Aksas

Dhjetra kolonë hebrenj sulmuan kompleksin e xhamisë Al-Aksa, përderisa po mbroheshin nga policia izraelite për një krim të tillë. Fondacioni Al Aksa njoftoi se paku 170 kolonë të shoqëruar nga rabinët kanë përdhosur vendin e shenjtë, duke filluar nga porta Al-Magharbah, dhe filluan të shkatërrojnë rrethinat e saj, Fondacioni, i cili është i përkushtuar për mbrojtjen e identitetit arab dhe islam të Al-Aksas, dënoi ashpër këtë krim.

aksa hebre

 

Qindra besimtarë mysliman kanë organizuar protesta, pavarësisht nga kufizimet izraelite për qasje në këtë zonë.

 

Al-Aksa, xhamia e tretë e shenjtë në fenë islame, ka qenë objekt i shkeljeve të fundit nga kolonët hebrenj në baza pothuajse të përditshme, nën sytë vigjilent të policisë izraelite dhe personelit të ushtrisë.

 

Parlamenti i Izraelit kishte bërë thirrje më parë për hapjen e kompleksit të xhamisë për hebrenjtë, gjë që kanë kundërshtuar me ngulm autoritetet e Al Aksas.

 

Hebrenjtë i referohen Al-Aksas si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se zona kishte qenë vendi i dy tempujve hebrej në kohët e lashta. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxha lypës!

Categories

Archives