Saturday, 18/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kohët,vendet dhe momentet më të përshtatshme për bërjen e duasë

Kohët,vendet dhe momentet më të përshtatshme për bërjen e duasë

dua lutje

Kohët,vendet dhe momentet më të përshtatshme për bërjen e duasë

1.Nata e Kadrit.
2.Fundi i natës.
3. Pas namazeve farze.
4. Midis ezanit dhe ikametit.
5.Një kohë e caktuar çdo natë.
6.Gjatë rënjes së shiut.
7.Gjatë thirrjes së ezanit.
8.Kur muslimanët janë duke shkuar në luftë.
9.Një pjesë kohe e caktuar ditën e Xhumasë.Sipas mendimit më të saktë.Kjo kohë është koha para namazit të akshamit.Ka mundësi që të jetë edhe koha e mbajtjes së hytbes apo faljes së namazit.
10.Gjatë pirjes së ujit të Zemzemit.
11.Gjatë sexhdes.
12.Kur njeriu të zgjohet nga gjumi natën.
13.Kur njeriu fle me abdes dhe pastaj zgjohet natën
14.Kur thua: ‘’La ilahe il-la ente inni kuntu minedhdhalimin’’(Askush nuk e meriton adhurimin përveç Teje.I Lartësuar je Ti,unë jam prej mëkatarëve.)
15.Pas varrosjes së te vdekurit musliman/e.
16. Pas lavderimit dhe madherimit të Allahut, apo dërgimit salavate për Profetin, apo gjatë teshehudit të fundit.
17.Bërja e duasë për një person në mungesen e tij.
18.Bërja e duasë në ditën e Arafatit, në Arafat.
19.Gjatë muajit të Ramazanit.
20. Kur mblidhen muslimanët për të përmendur Allahun.
21. Gjatë momenteve kur zemra e njeriut është më afer Allahut.
22. Duaja që bën një person, të cilit i është bërë padrejtësi dhe lutet kunder atij qe i ka bere padrejtesi.
23. Duaja e prindit për femijën e tij,( apo kundër fëmijës së tij Allahu na ruajte ) .
24. Gjatë udhëtimit.
25. Gjate agjërimit derisa të vijë koha e iftarit.
26. Në kohën e iftarit.
27. Në kohë të veshtira.
28. Duaja e një udhëheqësi të drejtë musliman.
29.Duaja e fëmijës që i respekton prindërit, për ata të dy.
30.Duatë e caktuara që thuhen pas abdestit.
31.Pas hedhjes së gurëve në haxh.
32.Duaja brenda ne Qabe.
33.Duaja në kodrën Safa.
34.Duaja në kodrën merue.

Dobite e lutjes

1. Allahu gëzohet kur robi i lutet vetëm Atij.
2. Largohet dhe deshpërohet shejtani
3. Largon deshprimin dhe pikllimin nga zemra dhe në të hyn gëzimi
4. E forcon trupin dhe zëmren,imanin e bën edhe më të qëndrueshëm në zemrën e tij dhe e njef Zotin e tij më shumë .
5. Lutja drejtuar Allahut i bën të ndritshme zëmren dhe fytyren.
6. I hap dyert e mirsive,furnizimit dhe bereqetit.
7. Ai i cili i lutet vetem Allahut ,Allahu e Sheron.

Categories

Archives