Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kohën më të gjatë fëmija flen?!

Kohën më të gjatë fëmija flen?!

Gjëja që më imponoi për të kërkuar dhe shkruar për këtë çështje dhe në këtë drejtim ishte një artikull që doli verës për 3 vjeçarin i cili e ka mësuar Kur’anin përmendësh, më poshtë një citim nga lajmi i lexuar në internet:
Algjeriani Farih Abdur-Rahman, i cili ka vetëm tre vjet, e ka mësuar përmendësh tërë Kur’anin.

Gjëja që më imponoi për të kërkuar dhe shkruar për këtë çështje dhe në këtë drejtim ishte një artikull që doli verës për 3 vjeçarin i cili e ka mësuar Kur’anin përmendësh, më poshtë një citim nga lajmi i lexuar në internet:

Algjeriani Farih Abdur-Rahman, i cili ka vetëm tre vjet, e ka mësuar përmendësh tërë Kur’anin.

Edhe pse ky fëmijë ende nuk i ka mbushur tre vjet të plotë dhe nuk di të lexoj asnjë fjalë të shkruar, përmes dëgjimit të ajeteve kur’anore, ka arritur ta mësoj tërë Kur’anin përmendësh. Ai lexon shumë thjeshtë dhe pa gabime, me çka ia ka siguruar vetit vend në librin Guinness të rekordeve si hafizi më i ri.

Abdur-Rahmani dallohet me zë rezonant, shqiptim të pastër dhe mësim preciz, kurrë nuk i lëshon salavatet ndaj Pejgamberit gjatë përmendjes së emrit të tij. Shumë shpesh lexon suret El-Felek dhe En-Nas, dhe kurrë nuk flenë para se t’i thotë lutjet e gjumit.

A ka parë, apo dëgjuar ndonjëri prej nesh një fëmijë i cili ende nuk i ka mbushur tre vjet, ta ketë mësuar tërë Kur’anin përmendësh? Ne e dimë se preokupimet e fëmijëve të kësaj moshe janë loja, gjumi…“

Vetëm Ai, I Lartësuari, ka mundësi që robit të Tij t’ia jep këtë mirësi, që fjalët e tij të para të jenë ajetet kur’anore dhe në këtë moshë t’i mësoj më shumë se 600 faqe të librit të shenjtë.

I Lartësuar qoftë Allahu, Zot i botrave.

Pastaj edhe gjatë leximit të Kur’anit ku përshkruhet gjendja e nënës së Merjemes ishte diçka shumë interesante dhe impresionuese, si e përjetoi dhe në çfarë mënyre ishte shtatzënia e saj. Këtu vetëm disa ajete nga sureja Ali Imran të Kur’anit fisnik:

35.

(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertet Ti je Ai që dëgjon e di”!

36.

E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër”! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. “Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar”.

37.

Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirijasë. Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: “Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim”? Ajo i thonte: “Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon”!

42.

Përkujto kur engjëjt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës”.

43.

“Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen”!

Nga këto fakte rrjedh se gruaja shtatzënë duhet të pregaditet që prej fillimit të shtatzënisë në edukimin e foshnjes së saj.

Ky postulat është thënë nga pedagogu i gjithë njerëzimit, reformatori i shpirtrave, njeriu më i përsosur, Muhammedi alejhi selam. Të gjitha gratë apo nënat e reja, le të reflektojnë pak mbi kuptimin e këtij postulati dhe të shohim përgatitjen tonë në përmbushjen e detyrës që Allahu i Madhëruar na la amanet. Mënyra se si jemi rritur dhe edukuar ndikon dukshëm në mënyrën si po i rritim dhe edukojmë fëmijët tanë. Teksa bashkëveprojmë me fëmijët, na vijnë ndër mend në mënyrë të pavetëdijshme shprehjet dhe mënyrat e sjelljes e të reagimit të prindërve tanë. Kjo do të thotë se mënyra si jemi rritur dhe edukimi që kemi marrë do të jenë bazë për edukimin e fëmijëve tanë.

Por, tashmë detyrës tonë si prindër i shtohet edhe një detyrë tjetër, ajo e përsosjes së vetvetes dhe mosrënia në stilet e gabuara të edukimit në të cilët ranë prindërit tanë për shkak të periudhës në të cilën kaluan rininë e tyre. Pedagogjia e ditëve të sotme në teorinë e saj e ka vërtetuar shprehjen e ndritur të Pejgamberit tonë alejhi selam: “Edukimi i fëmijës fillon 20 vjet para lindjes së tij”.

Çdo nënë dëshiron që fëmija i saj të bëhet i sjellshëm, i bindur, i aftë, të pajiset me virtyte të larta, si sinqeriteti, besnikëria, falja e të tjerëve, kontrolli i vetvetes, mëshira, sakrifica, butësia, etj..

Lind pyetja:

– Si do t’i mbjellë nëna në natyrën e fëmijës të gjitha këto?

– A ka njohuri të mjaftueshme ajo?

– Si do t’ia dalë mbanë kësaj detyre?

Këtu një intervju me një profesor, i cili vetëm se i vërteton edhe një herë më tepër dituritë që zbriti Allahu azze we xhel në Kur’anin Famëlartë para 14 shekujve!

Intervju me Prof. Gerard Hüther, Shkencëtar mbi shkencat e trurit dhe njëherit edhe Udhëheqësi i Qendrës për shkencat preventive Neurobiologjike në Universitetin Göttingen dhe Mannheim / Heidelberg

Gazeta: Zotëri Hüther, si duhet të sillet një grua shtatzënë që fëmija të zhvillohet në mënyrë optimale?

Gerard Hüther: Gjëja më e bukur dhe më e shtrenjtë gjatë shtatzënisë është që gruaja të gëzohet për fëmijën e saj. Ne e dijmë se të gjitha proceset funkcionojnë shumë më mirë nëse gruaja është mirë dhe nëse është e lumtur. Në këto çaste kur ajo nuk ka tendosje edhe barku, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja janë të sinkronizuara dhe në këtë mënyrë arrihet gjendja optimale për fëmijën në bark. Atëherë edhe nuk duhet të miret asnjë intervenim tjetër që fëmija të zhvillohet më mirë, mjafton ajo që u përmend më lartë.

Gazeta: Pra nuk ka nevojë për parapregaditje dhe udhëheqje?

Gerard Hüther: Jo nuk ka nevojë që të dëgjohet Mozarti, por as ndihma me anë të programeve të ndryshme kineze apo ushtrime tjera të stimulojmë fëmijën për diçka të tillë. Kohën më të gjatë prenatale ( para lindjes) fëmija e kalon në gjumë. Gjatë kësaj kohe nuk ka nevojë që të pengojmë dhe të iritojmë fëmiun nga jashtë pa nevojë.

Gazeta: Pra fëmija nuk flet më shpejtë edhe nëse gjatë shtatzënisë stimulohet për një gjë të tillë?

Gerard Hüther: Me siguri se jo. Mirëpo dihet se fëmija njeh ritmet, thëniet apo edhe këngët e dëgjuara rregullisht gjatë shtatzënisë. Pra nëqoftëse gruaja shtatzëne këndon dhe në atë moment ndjehet mirë dhe e relaxuar, kjo gjendje e këndshme kalon edhe te fëmija. Nëna mundet edhe të ecën në mal ose të vrapojë. Nëse këtë e kryen me kënaqsi, në trurin e fëmijës inçizohet kjo lëvizje, dhe në atë mënyrë fëmija pas lindjes do të ndjehet shumë më mirë nëse ndëgjon të njëjtën këngë apo në të njëjtën mënyrë do të luhatet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kurani dhe kozmosi.Shëtitje Kuranore nëpër kozmos!!!

Gazeta: Pra mënyra e sjelljes së nënës ndikon në jetën e foshnjes në bark?

Gerard Hüther: Po, por nënën nuk kemi mundësi t’a detyrojmë që të ndjehet mirë ajo është diçka absurde. Nëse ajo detyrohet të këndojë apo të vrapoje kjo nuk sjell aspak dobi për fëmijën nëse këtë e bën pa vullnetin e saj. Rritja, zhvillimi dhe procesi i mësimit arrihet automatikisht,janë veprime të ashtu themi të automatizuara dhe vijnë deri në kulminacion kur ndjenjat janë pozitive.

Gazeta: Por nga ana tjetër nëna mban përgjegjësinë për zhvillimin dhe problemet e mëvonshme të fëmijes, nëse ajo gjatë shtatzënise ka strese dhe ndjenja negative.

Gerard Hüther: Jo, nuk është edhe ashtu siç deklaroni ju. Nëna e ardhshme nuk është fajtore. Gjëja kryesore prej nga merr strukturën truri i fëmijës është gjendja dhe lidhshmëria me trupin e vet. E më pastaj vie lidhshmëria me nënën.

Gazeta: A mund të na sqaroni pak më gjerësisht këtë fenomen?

Gerard Hüther: Secili fëmijë vjen me dy përvoja / eksperienca, pozitive në këtë botë.

· E para është: Unë jam rritur

· Tjetra është: Unë isha i bashkuar

Nga kjo rrjedhin dy qëndrime të cilat do të na përcjellin tërë jetën tonë, e ato janë:

– Malli për të qenë i bashkuar, për rritje të mëtejshme dhe për liri.

E vetmja formë me të cilën arrihen të gjitha ndjenjat që i nevojiten njeriut dhe me anë të së cilës ata ndjehen të lidhur, të mirëseardhur dhe njëherit edhe se janë në rritje të sipër, quhet dashuri. Këtë përvojë bazë nuk ka mundësi që nëna ta ndikojë para lindjes. Por ajo mundet të besojë në principet e jetës se trupi dhe truri i fëmijës vetë do të organizohen, ajo duhet vetëm të ndihmojë konditat gjatë shtatzënisë.

Gazeta: Por kjo nuk është edhe shumë e thjeshtë, në librin tuaj” Misteret e nëntë muajve të parë të jetës” ju kritizoni që gratë shtatzëna janë të rrethuara “ me zhurmë, hektikë dhe norma jo të volishme të jetës dhe të punës”. Një grua shtatzëne ditëve të sodit nuk mundet vetëm pse është shtatzëne të ndërrojë tërë jetën e saj, mos të punojë, mos të mësojë, mos të kryej hobit që ka. Pra ajo nuk mundet të lej punën dhe çdo gjë dhe të shkon të jetojë nëpër vende ku nuk ka zhurmë vetëme vetëm se është shtatzënë?!

Gerard Hüther: Po por edhe në qytet egziston mundësia që secili njeri të bën shëtitje, pak më pak të punojë se që ka punuar më parë dhe të gjej dhe të arrijë për vete dhe fëmiun e saj çaste rehatije në ndërkohë. Shtatzënia duhet të jetë një kohë për rikthim, meditim më të madh edhe lidhje më të të fortë me fëmiun, pasi se lidhja mes fëmiut dhe nënës mvaret shumë prej kësaj kohe. Më duket se ditëve të sotme në shoqërinë tonë nuk bëhet më dallim prej gjërave shumë me rëndësi dhe gjërave me pak rëndësi.

Gazeta: Por disa gjëra në jetë nuk munden të manipulohen. Çfarë ndodh me fëmijën nëse nëna për një moment trishtohet shumë?! P.sh. ajo është duke pritur busin në stacion dhe përnjëherë fillon të alarmojë një ambulancë para saj me zërin alarmues! Ajo në këtë mënyrë ka përjetuar një lloj shqetsimi?

Gerard Hüther: Një situacion i tillë nuk është problem për fëmijën, kjo mundet të kalojë pa asnjë pengesë pasi edhe ambulanca kalon shpejtë dhe largohet. Fëmija mëson bile prej kësaj situate diçka të re: mëson se egzistojnë edhe gjëra jo të këndshme dhe irituese në jetën pas murit ( pas barkut të nënës ). Por edhe pas kësaj kalon ajo fazë dhe vjen faza e qetsimit dhe mbrojtjes që veç fëmija ka në barkun e nënës. Keq do të ishte nëse nëna tërë ditën do të stresohet me këtë rast dhe nuk do të mundet më të relaxohet nga rasti që ka përjetuar; pasi se hormonet e stresit kalojnë prej nënës te fëmija.

Gazeta: Por ka edhe gra te cilat vetëm gjatë shtatzënisë janë më tepër të stresuara dhe të frikësuara, çfarë do të preferonit ju në këtë rast?

Gerard Hüther: Po por një nënë ka edhe pas lindjes shansat e saj që fëmijës së vet t’i japë ndjenjën e sigurisë, dashurisë, dhe lumturisë dhe njëherit edhe t’i japë ndjenjën e vetëbesimit në jetë. Edhe nëse fëmija është i rritur. Kjo mundet poashtu të arrihet edhe me partnerin e jetës suaj.

Gazeta: Cfarë roli luan Babai gjatë shtatzënisë?

Gerad Hüther: Ai mundet të veprojë atë gjë e cila pritet nga e gjithë shoqëria: Pra gruan e tij shtatzënë ta ruajë dhe t’a ndihmojë, ti jep përkrahjen e plotë si dhe ti jep kurajo. Ai mundet me anë të këtyre ndjenjave pozitive edhe te fëmiu i tij të ndikojë pozitiv. Dhe nëse gjatë kohës së shtatzënisë kohë pas kohe ledhaton barkun e gruas, këndon apo reciton diçka të këndshme për fëmijën ose vetëm i flet diçka, pas kësaj vjen një fëmijë në botë që është i lumtur dhe i cili ka dëshirë të madhe të dëgjon zërin e babait të tij pasi se ai e njeh këtë zë dhe ka besim të plotë në babain e vet.

Gazeta: Por çfarë vetëdije ka një fëmijë i palindur?

Gerard Hüther: Nuk ka. Vetëdijen / ndërgjegjen mundemi ta mësojmë vetëm nëse jetojmë dhe rritemi në një shoqëri, pasi se vetëdija është një e arritur sociale dhe nuk mundet të trashëgohet. Nëse nuk kemi njerëz ku mundemi të shohim vetveten dhe veprat tona, që na mësojnë të folurit tonë, që na mësojnë dhe tregojnë të gjitha ato gjëra të cilat i nevojiten një njeriu atëherë ne nuk dijmë se çka na nevojitet dhe nuk kemi as nevojë për diçka të tillë.

Gazeta: Mirëpo një nënvetëdije kemi që para lindjes?

Gerard Hüther: Shkencëtarët e trurit nënvetëdijen e definojmë si proces që rrjedh vetvetiu. Nga kjo shihet se secili prej nesh ka një nënvetëdije, pasi se truri funkcion mrekullueshëm, pa asnjë ndërhyrje tonën në rrjedhojën e funcioneve. 99 % e të gjitha funcioneve që ndodhin në tru ndodhin pa ndërhyrjen tonë dhe pa vetëdijen tonë. Vetëm kohë pas kohe ne kemi mundësi të fokusojmë vëmendjen tonë në diçka që ne dëshirojmë. Një fëmijë i cili vjen në këtë botë ka mundësi që vëmendjen e tij të përkufizojë dhe të drejtojë në diçka. Por për zhvillimin e vetëdijes tonë na duhet të tjerët të cilët duhet të na tregojnë se çka është më parësore.

Zoti i Gjithëdijshëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Ne do tu tregojmë argumentet Tona në horizont si dhe në vetë ata, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë.” (Kur’an Sure Fusilet 41, ajeti 53).

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

Categories

Archives