Wednesday, 13/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Koha kalon – në dobi ose dëmin tënd !?

Koha kalon – në dobi ose dëmin tënd !?

koha kalon

Ngrihesh në mëngjes dhe sendin e parë që e bën, është larja e syve. A mendon, se si do të jetë kjo ditë për ty, a do të jetë ditë e fundit apo ende do të jetosh në shpresa se ende ka kohë.

Kush të ka garantuar se ajo nuk është dita yte e fundit. Do të thuash: askush, atëherë pyete veten, çfarë plan-programi ke për sot që të punosh për Fenë e Atij që të ka krijuar dhe jeton musliman, a do të garosh në vepra të mira apo ende do të jetosh në shpresat e të kotës.

Nga krijesat, vetëm ti e njeh vetën tënde, e din se a je në hipokrizi apo je në sinqeritet, a je në iman apo në kufër. Vetëm ti e din se si është puna yte sot me besimin tënd, përderisa nuk i shfaq shenjat e besimit apo hipokrizise publikisht. Çdonjëri e njeh veten e tij më së miri, flet me te më së miri, konsultohesh me te më së miri, andaj mos prit që dikush tjetër nga krijesat të vlerëson për pozitivitetin apo negativitetin tënd në rrugën e All-llahut.

Në këtë rrethinë që jetojmë, aq sa ka dëm, ka edhe dobi, dëmi është se të kaplon harami kah nuk ta merr mendja, ndërsa dobia është se t’i e merë mësimin më të mirë nga xhahilijeti i njerezve te tjere, mendon dhe thua: Falënderimi të takon Ty o All-llahu Im, që ma ke mundësuar të udhëzohem. Por, para se të vendosesh pikë në këtë falënderim, vendos presje dhe thuaj: Por, unë nuk dijë ta vlerësoj këtë udhëzim.

Eja me mua në kuizin e quajtur: Parashtrimi i pyetjeve në vetveten tënde:

Çfarë ke punuar sot për All-llah?

Sa minuta ka qenë ajo punë?

Sa persona i ke thirrur në rrugën e Tij?

Sa herë ke dërguar Falënderim, sa herë ke kërkuar falje?

Sa herë ke dërguar salavatë mbi të Dërguarin sal’allahu alejhi ue selem?

Si ka qenë sjellja me familjen tënde? A ke qenë shembull apo ke qenë njeriu më i urrejtur tek ata?

Sa e përdorë butësinë në thirrje?

A ke bërë dua për muslimanët dhe muxhahidët që luftojnë në rrugën e All-llahut?

Dhe pas shumë pyetjeve të këtij lloji, i vendojmë vijën horizontale dhe kalkulojmë rezultate. Çka të shohim! Katastrofë! Frikohem se do të dalim në minus, sepse plusi që moti është harruar në veprat tona.

E pastaj, ne krenohemi dhe themi: Ne jemi pasues të Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem!

Turp për mua dhe për ty!

Nëse ato pyetje më lartë ishin për përkujtim në vepra të mira, atëherë eja me mua, të hyjmë dhe të pyesim për të kundërtën e kësaj:

Shumë herë na ikën namazi i sabahut me xhemat.

Puna e parë që e përkujtojmë kur ngrihemi nga shtrati është risku, një gjë që është garantuar para se të krijohemi.

Pasi që të shohim problemin e riskut, hapim televizionin dhe gjëja e parë është harami. Kënaqemi duke e humbur kohën e pastaj arsyetohemi se nuk kemi kohë.

Për gibet mos të flasim, “nuk mundemi t’i ikim” apo? Apo ndoshta nuk mund të durojmë pa përmendur dikë? Çfarë thua?

E për harame tjera që ndoshta, kur i lexon këto fjalë thua: Të lutem ndalu, sepse këto janë ai dhjetë përqindëshi i ditës në haram!

E pastaj pyesim dhe mundohemi problemet tona ti gjejmë tek fqinjët tanë. Ata nuk na duan, ata e kanë fajin, ai na tha kështu etj.

E pastaj përsëri akuzojmë: Problemi në ummet është tek ata, dhe tek ata…dhe tek ata…të gjithë i përmendim, por veten e harrojmë!

E gjithë bota na ka fajin, por të ndalesh dhe të thuash se sa ua ke fajin ti të gjithë botës? A thua ndoshta ti je faktori kryesorë për poshtërim në ummet? A ke menduar? Apo ke harruar…normal, e dyta!

Çdo ditë në këtë botë, shkon dhe nuk kthehet, a e ke dhënë hakun e ditës? Apo ke harruar, ndoshta pret që të vjen dita tjetër? A e din çka? Ky është mashtrim i shejtanit, sekret që vonë e kam zbuluar…

Nuk dua të vazhdoj! Nuk mundem! Turpërohem…me pyetje të shumta që përgjigjen mundohem ta gjejë tjetër kund e jo tek vetja.

Shkroi: A. Sallahudin Ejubi

Tags:

Categories

Archives