Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kodi i kuq, armët më moderne që SHBA mund të përdorë në Siri


Kodi i kuq, armët më moderne që SHBA mund të përdorë në Siri


Komandantët ushtarakë amerikanë shpesh i shohin konfliktet si mundësi për të përdorur teknologjitë e zhvilluara së fundmi. Ja një përshkrim i shkurtër i sistemeve më moderne të armëve që mund të përdoren në rast lufte në Siri – nga mikrovala tek armët kibernetike

armet me moderne

Aksioni ushtarak kundër Sirisë është lënë në pritje, së paku tani për tani. Por ndërsa ushtria amerikane ka vënë në lëvizje operacionet në lidhje me Sirinë në përgjigje të përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit, ka pasur spekulime në rritje mbi llojin e armëve që kjo ushtri do të përdorë. Disa sisteme janë të njohura. Aeroplanmbajtësja USS Nimitz dhe anije të tjera sakaq janë urdhëruar të hyjnë në rajon, duke sugjeruar se në rast sulmi do të përdoren avionët F-18 dhe raketat kruiz me rreze të gjatë veprimi Tomahawk.

Por, siç ka ndodhur në fushata të mëparshme ushtarake, komandantët ushtarakë amerikanë i shohin konfliktet e reja si mundësi për të përdorur sisteme të zhvilluara së fundmi të armatimeve. Në disa raste, këto sisteme kanë cilësi unike, të tilla si shkatërrimi i magazinave të armëve kimike. Përdorimi i armëve të reja ekzotike ofron gjithashtu mundësinë për të demonstruar se investimi i shumave të mëdha të parave janë një shpenzim që ia vlen. Këtu po japim disa nga llojet më të fundit të sistemeve të armatimeve që mund të përdoren në Siri:

Armët e mposhtjes së agjentëve

Ushtria amerikane ka punuar përgjatë shumë viteve në krijimin e armëve që synojnë të godasin posaçërisht vendet ku mendohet se janë magazinuar armët e shkatërrimit në masë, të tilla si armët kimike apo biologjike. Në rast se armët konvencionale përdoren mbi baza të tilla, ekziston rreziku i përhapjes në natyrë i substancave shumë helmuese, kështu që Pentagoni ka financuar krijimin e atyre që quhen “armë të mposhtjes së agjentëve” kimikë apo biologjikë. Forcat Ajrore kanë konfirmuar se disponojnë dy sisteme të tilla në inventarin e vet. CBU-107 Armë e Sulmit Pasiv, (e njohur me akronimin në anglisht PAW) është në thelb një armë e pasitur me mijëra shtiza penetruese, por pa eksploziv. Është krijuar për të shënjestruar objektiva ku nxehtësia mund të jetë e rrezikshme. Ideja është që bomba me peshë 450 kilogramë të shpërndajë mijëra shufra në formë shtizash nga ajri në një zonë prej 60 metrash, shtiza që mund të penetrojnë në kontejnerë të mbushur me armë kimike, duke bërë që materialet kimike të derdhen në tokë për të minimizuar përhapjen e tyre.

Ndërkohë, BLU-119/B është një armë më shpërthyese dhe një opsion më i shpejtë. Ajo shkatërron magazinat e armëve kimike me shpërthim apo shrapnel dhe përmban fosfor të bardhë për t’u vënë flakën agjentëve kimikë. Ideja është që nëse agjenti kimik merr flakë, ezaurohet në mjedis shumë shpejt, duke minimizuar pasojat negative në zonën përreth.

 

F-22

Luftëtari më i sofistikuar i SHBA-së, avioni F-22 Raptor nuk ka parë ende luftime. Zyrtarët e Forcave Ajrore kanë argumentuar se lufta kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore të Sirisë, të cilat janë shumë të sofistikuara me raketa tokë-ajër, do të kërkojë përdorimin e këtij avioni me teknologji të padukshme për radarët, por kritikët vënë në dukje faktin se ai është dizajnuar para së gjithash si një mjet luftimi në ajër dhe jo si bombardues. Një problem tjetër është që kufizimet e fluturimeve të F-22 u hoqën vetëm më herët këtë vit pas shqetësimeve se piloti mbetej për periudha të konsiderueshme pa oksigjen. Disa modifikime për të trajtuar këto probleme do të duan deri vitin e ardhshëm që të realizohen.

Pavarësisht kësaj, nëse Forcat Ajrore e kërkojnë, F-22 mund të shohë luftimin e parë në konfliktin e ardhshëm.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ndërrimi i fesë: Hispanikët Amerikan e braktisin katolicizmin për Islamin

Satelitë spiunë

Satelitët janë përdorur prej kohësh për të gjurmuar armët e shkatërrimit në masë dhe SHBA-ja ka investuar shumë për të pasur sy të rinj në qiell. Javën e kaluar, Zyra e Rikonjicionit Kombëtar njoftoi lëshimin e satelitit më të fundit spiun, por nuk u dhanë detaje (gjë që është e zakonshme për ngjarje të tilla). Ekspertët dyshojnë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Është thjesht sateliti i radhës në konstelacionin satelitor KH-11, i cili përdor krijim imazhesh elektro-optike. Por zyrtarët kanë folur edhe për cilësi të reja survejuese dhe dokumentet e zbuluara nga Edward Snowden, ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, zbulojnë ekzistencën e një numri satelitësh sekretë, të tillë si satelitë me emrin intrigues “Quasar” dhe “Intruder”. Dokumentet, të cilat gazeta “Washington Post” që i publikoi, i redaktoi rëndë, nuk japin detaje specifike mbi cilësitë e këtyre satelitëve.

Armë me mikrovalë me fuqi të lartë

Imagjinoni një armë që mund të shkatërrojë të gjithë kompjuterët në një qendër komandimi ushtarak të Sirisë pa vrarë as edhe një kundërshtar të vetëm. Kjo është ideja e armëve me mikrovalë me fuqi të lartë, të cilat janë dizajnuar për të shkatërruar elektronikën pa shkaktuar dëme fizike. Vitin e kaluar, Boeing publikoi një video të projektit për raketë me mikrovalë të tensionit të lartë. Në filmin e shkurtër, ky sistem paraqitet duke nxjerrë jashtë loje një numër kompjuterësh.

Ka gjasa që ky sistem është ende shumë vite larg përdorimit në terren, por Forcat Ajrore kanë kryer operacione sekrete në këtë fushë për shumë vite dhe disa dyshojnë se ata sakaq i kanë të disponueshme për përdorim këto lloj armësh.

Armë kibernetike

Më 2010-n, Pentagoni ndërtoi një Qendër të Komandës Kibernetike për të koordinuar dhe kryer operacione ushtarake mbrojtëse dhe sulmuese në botën kibernetike.

Virusi “Stuxnet”, i krijuar për të shkatërruar centrifugat e gazit për pasurimin e uraniumit në Iran dhe që u identifikua me këtë rast për herë të parë, besohet se ka qenë një demonstrim i aftësive të SHBA-së për të kryer luftë përmes sulmimit të sistemeve kompjuterike të armikut.

Ka pasur sakaq thirrje për Shtëpinë e Bardhë që të nisë sulme kibernetike kundër Sirisë. Objektivat mund të jenë ushtarake, të tilla si mbrojtjet ajrore, apo infrastrukturë me rëndësi të veçantë, si rrjetet elektrike apo sistemet financiare.

Disa sulme kibernetike përdorin “malware”, programe kompjuterike të dëmshme, për të fituar hyrje te sistemet e armikut në mënyrë që ose të vidhet informacion i vlefshëm ose të vihen këto sisteme nën kontroll.

Një formë e rëndomtë sulmi është mohimi i shërbimit (DDOS), ku mijëra kompjuterë të pajisur me robotë kompjuterikë dërgojnë kërkesa për akses në një rrjet të caktuar duke mbingarkuar rrjetin me kërkesa dhe duke sjellë në fund bllokimin e tij.

Ushtria amerikane ka punuar përgjatë shumë viteve në krijimin e armëve që synojnë të godasin posaçërisht vendet ku mendohet se janë magazinuar armët e shkatërrimit në masë, të tilla si armët kimike apo biologjike

Imagjinoni një armë që mund të shkatërrojë të gjithë kompjuterët në një qendër komandimi ushtarak të Sirisë pa vrarë as edhe një kundërshtar të vetëm. Kjo është ideja e armëve me mikrovalë me fuqi të lartë

Luftëtari më i sofistikuar i SHBA-së, avioni F-22 Raptor, nuk ka parë ende luftime. Lufta kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore të Sirisë, të cilat janë shumë të sofistikuara me raketa tokë-ajër, do të kërkojë përdorimin e këtij avioni

Disa sulme kibernetike përdorin “malware”, programe kompjuterike të dëmshme, për të fituar hyrje te sistemet e armikut, në mënyrë që ose të vidhet informacion i vlefshëm, ose të vihen këto sisteme nën kontroll./kohaislame/

Categories

Archives