Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KMSH: Të lutemi për dhënien fund të dhunës në Egjipt


KMSH: Të lutemi për dhënien fund të dhunës në Egjipt


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh shqetësimin për ushtrimin e dhunës dhevrasjen e njerëzve të pafajshëm në Egjipt. Përmes një deklarate për mediat KMSH shprehet se në Egjipt po vdesin mijëra persona të pafajshëm ndërkohë që i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve t’i bëjnë dua/ lutje Zotit për ndaljen e gjakderdhjes dhe dhënien fund të dhunës.

 

KMSH
“Nuk ka fjalë dhe ndjenja për të shprehur dhimbjen dhe trishtimin për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Bota dhe njerëzimi është lodhur pa masë nga vrasjet, urrejtjet, dhuna, padrejtësitë. Ne jemi pjesë e një bashkësie e cila vrasjen e një njeriu të pafajshëm e cilësojmë si vrasjen e tërë njerëzimit. E pra, nëEgjipt po vdesin mijëra të pafajshëm. KMSH i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve t’i bëjnë dua/ lutje Zotit për ndaljen e gjakderdhjes dhe dhënien fund të dhunës në Egjipt, Siri dhe në çdo vend tjetër të botës.

I lutemi Allahut, Mëshirëplotit t’i kaplojë me mëshirën dhe faljen e Tij të gjithë ata të pafajshëm që humbën jetën duke shpresuar që një ditë në ato vende të vendoset qetësia e paqja” thuhet ne deklaraten e KMSH. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Skandal! Dhunohet dhe tentohet të përdhunohet 17-vjeçarja autike

Categories

Archives