Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Klasifikimi i llojeve te rrobave

Klasifikimi i llojeve te rrobave

Imam Razi shpjegon se mendafshi (harir; ibrisam) eshte me i nxehte se liri dhe me i ftohte se pambuku. Ne baze te kesaj qe thote ai, veshja e rrobave te mendafshta e permireson shendetin e lekures, kurse veshja e rrobave te ashpra e thane lekuren, shkakton humbjen e indit nenlekuror dhe peshen e trupit, dhe perkundrazi.

Sa i perket imam Ibn Kajjim el-Xhevzit, ai eklasifikon veshjen ne tri kategori: materialet per rroba qe e nxejne trupin dhe leshojne nxehtesi; materialet qe e nxejne trupin, por nuk leshojne nxehtesi, dhe materialet qe as nuk e nxejne trupin, as nuk leshojne nxehtesi. Nuk ekziston ndonje fabrike e tille qe prodhon rroba te nxehta e qe nuk e nxejne trupin. Rrobat e bera me fije leshi, me fije flokesh apo me lekure (vvabar) e nxejne trupin dhe prodhojne nxehtesi, kurse rrobat e punuara prej liri dhe pambuku e nxejne trupin, por nuk prodhojne nxehtesi, kurse mendafshi eshte me i bute dhe me i ftohte se pambuku. Si pambuku, edhe mendafshi nuk prodhon nxehtesi, eshte material i lehte dhe ka me pak aftesi per te shkaterruar substancat nga te cilat duhet te pastrohet trupi qe ndodhet nen ndikimin e nxehtesise.

Cilido qofte materiali qe vishet, me baze te lemuar, te bute dhe shkelqyese, dhe qe e ruan ftohtesine, eshte me i pershtatshem per vise te nxehta. Mendafshin nuk e ben baza e ashper, prandaj perdoret per sherimin e kromes, kurse nje pezmatim i tille i lekures eshte perkeqesuar nga nxehtesia dhe thatesia. Pra, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ia ka dhene lejen Abdurrahman bin Avfit dhe Zubejr bin Avvamit qe te mbajne kemisha te mendafshta ne menyre qe te ndihmoje per sherimin e tyre. Me tej, materiali i bere nga mendafshi natyror krijon nje mjedis qe eshte i kundert me mjedisin e morrave, prandaj edhe mund te ndihmoje ne eleminimin e tyre.

                           Lidhur me kete teme, ne sahih hadith eshte shenuar se Ebu Musa el-Esharij (All-llahu qofte i kenaqur me te!) ka treguar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: All-llahu ua ka ndaluar meshkujve qe jane pasues te mi te veshin rroba te mendafshta ose te punuara prej ari, kurse ua ka lejuar grave.58 Ne hadithin tjeter qe eshte transemtuar ne Sahihul-Buhari, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndaluar veshjen e rrobave te mendafshta, prej brokati ose prej ari, ose ulen mbi to, dhe ka shtuar: Kjo per ata eshte ne kete bote, ndersa per ju ne boten e ardhshme.
Një shkrim tjetër i dobishëm  Shega (Rumman)

Categories

Archives