Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kjo pije – ilaç i natyrshëm sjell shumë dobi



Kjo pije – ilaç i natyrshëm sjell shumë dobi

Kjo pije – ilaç i natyrshëm sjell shumë dobi. Bëhet fjalë për një kombinim I tre super ushqimeve të shëndetshme, të cilat me një bashkëveprim dhe ndikim të përditshëm mund të japin efekte shumë pozitive shëndetësore në organizmin tuaj.

Tre ushqimet

Ky ilaç është I mirë për shërimin dhe masat preventive kundër ngurtësimit të arterieve, është I mirë për rregullimin e yndyrave të rritura në gjak, ndalojnë lodhjen e përgjithshme të organizmit, pengojnë dhe shërojnë infektimet dhe ftohjet, në mënyrë intensive e forcojnë sistemin e imunitetit, pastrimin e mëlçisë dhe përmirësimin e enzimave të mëlçisë. Ky ilaç natyror pengon paraqitjen e radikalëve të lirë në organizëm, të cilat i provokojnë sëmundjet më të rënda dhe disa gjendje tjera të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Përbërjet e nevojshme për përgatitjen e këtij ilaçi:

1- 4 kokrra më të mëdha të hudhrës.

2- 4 limona të plota me lëvore.

3- një rrënje më e vogël e zenxhefilit (3-4 cm) ose dy lugë supe.





4- 2 litra ujë të pastër.

Limonin duhet larë mirë dhe pastaj duhet prerë në copëza. Nëse limoni është prej atyre që janë stërpikur duhet larë me ujë dhe uthull. Hudhrën qërojeni dhe bashkë me limonin dhe zenxhefilin futni në blender.

Me blender të gjitha shndërroni në një brumë. Këtë brumë vendoseni në një enë të metalit dhe shtojani dy litra ujë dhe lëreni kështu  në zjarr deri sa të vlojë.  Menjëherë pasi të vlojë kjo përbërje, ndaleni zjarrin dhe lëreni që e tëra të ftohet. Pastaj kullojeni në kullosë me dendësi të mesme dhe mbusheni në enë të qelqit.

Ky ilaç pijet për çdo ditë nga një gotë prej 2 dcl më së paku dy orë para ushqimit, domethënë tërësisht në bark të zbrazur.