Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kjo është shtëpia në të cilën nuk hyn kurrë mjeku !


Kjo është shtëpia në të cilën nuk hyn kurrë mjeku !


pasuria

Rrëfen zotëria i këtij tregimi për veten dhe familjen e tij:

Ne jemi një familje e cila përbëhet nga disa antarësh.
Babai, nëna dhe poashtu ne fëmijët.
Mënyra e të jetuarit është e nivelit mesatar.
Pasurinë të cilën e zotëron familja jonë është e nivelit mesatarë.
Megjithatë, ne jemi falënderues për atë që ka ndarë(caktuar) Allahu i Lartëmadhërishëm për neve.

Dhe pothuajse ramë dakord tërë pjesëtarët e familjes që të marrim një kuti(sanduk) në shtëpi dhe t’i vëndojmë emrin: ” sanduku i sadakasë(bamirësisë).”

Pasiqë u dakorduam, e morëm që e përmendëm, atëherë secili nga ne çdo muaj linte aty mbrenda në sanduk ca para me aq mundësi sa kishte.

Dhe çdokush nga ne për çdo muaj, lente aty brenda sandukut, nga mundësia që kishte.
Dhe pas çdo muaji, i nxjerrnim parat nga sanduku, që ishin tubuar jo pak dhe ato ua ndanim shpirtërisht të varfërve dhe të gjorëve.

Thotë zoteriu i këtij tregimi:

Nëse sëmurej ndonjëri nga familjarët tanë ose na vështirësohej kryerja e ndonjë punës të caktuar, atëherë merrnim ca para tek sanduku dhe i jepnim lëmoshë, duke synuar me të shërimin e të sëmurit ose lehtësimin e kryerjes së ndonjë punës.

Falënderuar qoftë Allahu,
Shërohej i sëmuri të cilit ia ndanim lëmoshën dhe Allahu i kthente punët e vështira në të lehta.

Besomni!
Nuk mendoj se po e ekzagjëroj këtë që do ta them:
“Në shtëpinë tonë falënderimi i takon Allahut nuk hynë mjeku asnjëherë.”

Autor: Husejn Ibn Ahmed Hasan Hemam.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Muaji i Ramazanit dhe plazhet e zbrazura
Tags:

Categories

Archives