Saturday, 23/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kjo është letra e një djaloshi francez i cili kurohej në Spitalin Islam në Kortoba të Andaluzisë

Kjo është letra e një djaloshi francez i cili kurohej në Spitalin Islam në Kortoba të Andaluzisë

Kjo është letra e një djaloshi francez i cili kurohej në Spitalin Islam në Kortoba të Andaluzisë, dërguar babait të tij në Paris, pothuajse para 1000 vitesh.

Babai im i shtrenjtë! Përmende në letrën që më dërgove, se kishe ndërmend të më nisje disa të holla që ti kem për kurimin tim. Por unë të them: Nuk është fare e nevojshme, sepse kurimi në Spitalin Islam është falas.
Madje, spitali i jep çdo të sëmuri që kurohet dhe është i shtruar aty nga 5 dinarë dhe rroba të reja kur të dalë nga spitali, me qëllim që të mos punojë gjatë periudhës pas kurimit.

Babai im i shtrenjtë, nëse vjen për të më vizituar, ke për të më gjetur tek pavioni i kirurgjisë dhe pranë dhomës sime do shohësh një bibliotekë dhe një sallon studimi dhe ligjeratash. Aty mblidhen mjekët dhe dëgjojnë çdo ditë fjalimet e doktorëve në fusha të ndryshme.
Ndërsa pavioni i kurimit të grave gjendjet në anën tjetër të spitalit, ku nuk lejohen burrat që të hyjnë brenda. Në anën e djathtë të spitalit, do të shohësh një salon të madh enkas për ata që sapo janë kuruar, ku kalojnë kohën e lirë për tu qetësuar. Salloni përmban dhe një biliotekë ku njerëzit (pacientët) lexojnë.

Babai im i shtrenjtë! Çdo cep në këtë spital është në kulmin e pastërtisë, shtrati, jasteku mbi të cilin fle janë të veshura me copë të bardhë nga Damasku, ndërsa mbuloja është e përbërë nga një material i butë dhe i mirë.
Çdo dhomë e këtij spitali mban ujë ta pastër, i cili shpërndahet përmes disa tubave të veçantë dhe çdo dhomë ka nxehëse për ditët e ftohta të dimrit.

Ndërsa ushqimi vjen zakonisht i gatuar me mishin e pulës dhe perimive dhe është aq i shijshëm deri aty sa shumë pacientë nuk kanë dëshirë të largohen nga spitali për shkak të ushqimit të mirë që hanë në ambjentet e spitalit.

[Et tefeuk el ilmi fil Islam Emir Xhafer el Ershudi].

Përktheu: Fatjon Isufi

Categories

Archives