Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kisha Katolike kunder armeve kimike


Kisha Katolike kunder armeve kimike


Kisha Katolike bashkohet me qytetarët shqiptarë kundër demontimit të armëve kimikesiriane në Shqipëri. SipasKishës Katolike çdo vendimarrje me natyrë politike e sociale dihet të ketë parasysh si princip të patjetërsueshëm mbrojtjen e jetës njerëzore.

“Importimi nga Siria i armëvekimike për shkatërrim që këto ditë shqetëson opinionin publik, fakt mbi të cilin Konferenca Ipeshkvnore shprehet kundër. KISH bashkohet me shqetësimin e gjithë qytetarëve shqiptare duke patur parasysh pasojat që mund të kenë armëtkimike në shëndetin e popullit dhe në ambjentin” thekson KISH.
Qëndrimi u shpreh gjatë Asamblesë së zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, ku për dy ditë me radhë ipeshkvinjtë trajtuan çështje me rëndësi për jetën e Kishës Katolike në Shqipëri.
Po kështu KISH ka përgatitur një deklaratë në mbrojtje të familjes sipas planit të Hyjit, pra kundër martesave të personave të së njëjtës gjini.
“Të nxitur nga deklarata e Avokatit të Popullit mbi ndryshimet në Kodin e Familjes për t’u hapur rrugën martesave midis personave të së njëjtës gjini dhe jo vetëm, Konferenca Ipeshkvnore doli me një komunikatë për shtyp ku deklaroi prerazi që respekton dhe mbron dinjitetin e personave me prirje homoseksuale, por nuk pranon në mënyrë absolute legalizimin e martesavemes personave të së njëjtës gjini” thuhet në deklaratën e KISH.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kush nuk e festoi Vitin e Ri (Video)

Categories

Archives