Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kirurgët vaskularë në grevë


Kirurgët vaskularë në grevë


Kirurgët vaskularë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK përmes grevës kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me vendimin e Inspektoratit të Punës, për kthimin në punë të Dr. Elmi Olluri, në cilësi të shefit të kirurgjisë vaskulare.

kirurget

Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Dr. Nijazi Gashi tha se është njoftuar nga drejtori i Klinikës së Kirurgjisë se kirurgët vaskularë janë në grevë dhe po trajtohen vetëm rastet emergjente.

“Për shkak të një vendimi të Inspektoratit Shëndetësorë, i cili padrejtësisht ka rikthyer në cilësi të shefit të kirurgjisë vaskulare Dr. Elmi Ollurin, për më shumë se 2 javë kirurgët vaskularë po e bojkotojnë punën dhe në këtë rast më shumti po e pësojnë pacientët”, theksoi dr. Gashi.

Prof. Mehmet Maxhuni, UD. Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, akuzoi inspektoratin e punës dhe inspektorët se për shkak të interesave të tyre personale dhe lidhjeve të tjera kanë sjellë vendim të padrejtë dhe jo ligjorë.

“Unë jam dënuar me 7.800 euro nga ana e inspektoratit të punës, kjo është antiligjore dhe jo normale, e gjitha është bërë për interesa të dikujt dhe injoranca, unë nuk e kam zbatuar dhe nuk do të zbatojë atë vendim, asnjëri nga kolegët e tij, kirurg vaskularë nuk duan që ta kenë shef Dr. Elmi Ollurin”, u shpreh Maxhuni, transmeton RTK.

Sipas tij, edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës e kishte sjellë një vendim antiligjor dhe ishte përzier në kompetenca që nuk i takojnë dhe kishte vepruar në mënyrë jo të drejtë. Dr. Maxhuni, sqaroi se për këtë çështje i është drejtuar edhe gjykatave dhe pret vendim meritor nga to.

Sipas tij, më këtë vendim më së shumti e kanë pësuar shtresa e varfër e pacientëve që nuk po mund të trajtohen në Kirurgji Vaskulare.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Priten tri njohje të reja , njëra nga një shtet i madh islamik

Në emër të Kolegjiumit të Kirurgjisë Vaskulare, foli Dr. Hajriz Rudari, i cili tha se vendimi i marrë nga Inspektorati i Punës është arbitrarë dhe i marrë nga një numër i vogël njerëzisht, të cilët as menaxhmenti i Kirurgjisë, e as ekzekutivi nuk ka mundur t’i anulojë.

“Të gjithë specialistët e Repartit të Kirurgjisë Vaskulare janë kundër këtij vendimi, ai çrregullon marrëdhëniet ndër kolegiale dhe ndër njerëzore, por dëmton edhe performancën e repartit”, njoftoi dr. Rudari.

Ai tha se Kolegjiumi i është drejtuar edhe institucioneve më të larta të vendit, Ministrisë së Shëndetësisë, kryeministrisë, kryetarit të parlamentit dhe instancave tjera në mënyrë që të zgjidhet ky problem, përderisa shtoi se deri në zgjidhjen e tij, po trajtohen vetëm rastet emergjente. /Telegrafi/

Categories

Archives