Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kimikati që shkakton tumore gjendet në disa artikuj

Kimikati që shkakton tumore gjendet në disa artikuj

10372044_938920626157009_4048307555507248042_n.png

Kimikati që shkakton tumore gjendet në disa artikuj

Në shumë ushqime që i konsumojmë çdo ditë është gjetur një kimikat që rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Bëhet fjalë për kimikatin e quajtur akrilamid, ndërsa ai është gjetur në kafe, patatina, patate të skuqura, krekerë dhe madje edhe në disa lloje të ushqimit për fëmijë.

Kjo komponentë e rrezikshme prodhohet përmes ngrohjes termike gjatë përzhitjes së ushqimeve të cekura. Ndaj saj janë më të rrezikuar fëmijët për shkak të peshës më të ulët trupore.
Rrezikun me akrilamid tani e ka konfirmuar edhe Agjencia e Bashkimit Evropian EFSA (European Food Safety Authority), e cila tashmë propozon ligje të reja me të cilat do të bëhet mbikëqyrja e industrisë ushqimore, shkruan Daily Mail.

Në Britaninë e Madhe, prodhuesit e ushqimit tashmë janë nën presion të madh për ta ndryshuar metodën e përpunimit të ushqimit, ashtu që në këtë proces të ketë sasi sa më të vogël të akrilamidit.

Po pse pikërisht kjo komponentë është e rrezikshme?

“Akrilamidi, i cili konsumohet në mënyrë orale, absorbohet nga trakti gastrointestinal dhe shpërndahet në të gjitha organet vitale dhe atje metabolizohet.

Kështu shfaqet glicidamidi i cili është shkaktar i mutacioneve gjenetike dhe i kancerit, që i kemi vërejtur në kafshët laboratorike”, shpjegon dr. Diane Bedford, e cila është në krye të komisionit të EFSA-së, i cili do të merret me studimin e akrilamidit.

Categories

Archives